Turqi: Tërmeti shkakton viktima

Pasojat e tërmetit në Turqi, 8 mars 2010.

Zyrtarët thonë se nga tërmeti i fuqishëm, që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, kanë humbur jetën së paku 57 vetë dhe janë plagosur më se 100 të tjerë.

Epiqendra e tërmetit, me intensitet 6 shkallë, ishte në provincën Elazig, që është 550 kilometra në lindje të Ankarasë.

Në gjashtë fshatra në këtë rajon janë shkatërruarr shtëpitë.

Qendra sizmike e Turqisë njoftoi se pas tërmetit kryesor ndodhën edhe 30 dridhje të tjera më të vogla.