Iran: SHBA-të mos jenë të pranishme në vendet e Gjirit

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, sot u ka tërhequr vërejtjen vendeve të Gjirit kundër pranisë së Shteteve të Bashkuara në rajon.

Ai ka akuzuar Perëndimin për plane që të dominoj në burimet e energjisë në vendet e Gjirit.

Deklaratat e tij u bënë, derisa sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, gjendet në Abu Dabi për të kërkuar mbështetje nga aleatët e Gjirit, për presion financiar ndaj Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.