Grupi i parë i shqiptarëve nga Serbia dhe Maqedonia, që pa sukses kishin kërkuar azil në Belgjikë, në orët e para të mbrëmjes ka arritur në Preshevë, me autobus të Komisariatit për Refugjatë të Belgjikës, në përcjellje të policisë.
Përcjellësi i autobusit nga Komisariati për Refugjatë i Belgjikës, Berti Jegers, deklaroi se për në Serbi dhe Maqedoni janë kthyer gjithesj 44 vetë, 19 nga Serbia e 25 nga Maqedonia.
Ky komisariat ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të kthehet edhe një grup, që pa sukses kishte kërkuar azil në Belgjikë.