SHBA: Shkelje serioze të të drejtave të njeriut gjatë vitit 2009

Departamenti amerikan i shtetit (DASH), thotë se shumë qeveri në mbarë botën kanë vazhduar të bëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Në raportin vjetor të DASH-it, i cili u publikua sot në Uashington, pos tjerash, thuhet se në vitin 2009 ka pasur “një numër alarmues i raporteve për torturë, vrasje jashtëligjore dhe shkjelje të tjera të të drejtave universale të njeriut”.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, duke e paraqitur raportin, pos tjerash, tha:

“Ne e gjetëm vetveten në një moment kur një numër në rritje i qeverive po imponojnë kufizime të dëmshme në organizatat joqeveritare, që punojnë për t’i mbrojtur të drejtat dhe për forcimin e llogaridhënies”, tha Hillari Klinton.

Në raportin e të drejtave të njeriut për vititn 2009 të Departamentit amerikan të shtetit është përfshirë edhe Kosova.