Gejts: Kërkohet mbështetja e Kinës për sanksione ndaj Iranit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se vendet e Gjirit duken se janë të gatshme për të kërkuar që Kina t’i mbështesë sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.

Zoti Gejts ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kërkuar mbështetje për aksion më të fuqishëm kundër Iranit, për shkak të dështimit të Teheranit, që ta ndalë pasurimin e uraniumit.

Derisa zoti Gejts, ka bërë turne në shtetet e Gjirit, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, e ka dënuar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon, duke tërhequr vërejtjen se Uashingtoni po synonte dominim në burimet e energjisë, në emër të luftës kundër terrorizmit.