Një biletë e vetme fiton jackpot-in amerikan

Ilustrim

Organizatorët e llotarisë në Shtetet e Bashkuara thonë se është vetëm një biletë fituese e jackpotit të Powerball, në vlerë prej 590.5 milionë dollarësh, dhe se ajo është shitur në shtetin e Floridas.

Informacione të tjera për biletën fituese nuk janë bërë të ditura. Numrat fitues janë tërhequr të shtunën mbrëma.

Tiketa për të luajtur ka kushtuar vetëm 2 dollarë, ndërsa shanset për të fituar këtë jackpot kanë qenë 1 në 175.2 milionë.

Jackpoti më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara qëndron në 656 milionë dollarë. Ai është fituar nga tre posedues biletash në Illinois, Kansas dhe Merillend, në llotarinë Mega Millions, në mars të vitit 2012.