Karzai nis vizitën në Indi

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, nis sot vizitën në Indi, ku pritet të kërkojë më shumë ndihmën indianëve për forcat e armatosura afgane.

Udhëtrimi treditor vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Afganistanit dhe Pakistanit, i cili ka pasur marrëdhënie armiqësore me Indinë për dekada të tëra.

Në fillim të këtij muaji, Afganistani dhe Pakistani kanë akuzuar njëri-tjetrin për të shtëna përtej kufirit të tyre, nga të cilat ka humbur jetën një polic afgan.

Të dyja palët po ashtu akuzojnë njëra-tjetrën se strehojnë militantë.

Zëdhënësi presidencial, Aimal Faizi, ka thënë se delegacioni i Karzait do t’i kërkojë Indisë ndihmë për të adresuar nevojat dhe mungesat ushtarake të Afganistanit.

Afganistani dhe India kanë nënshkruar një marrëveshje të partneritetit strategjik në vitin 2011.