Paul McCartney ka shkruar një letër mbështetëse për anëtaret e burgusura të grupit rus “Pussy Riot”.
Ish-anëtari i grupit The Beatles ka shkruar se “mbajtja e mëtejshme në burg e Marias do të jetë e dëmshme për të”.
Letra është shkruar të mërkurën, kur Maria Alyokhina ka bërë të ditur se do të hyjë në grevë urie.
Letra me shkrim dore të McCartneryt, e cila u është dërguar zyrtarëve rusë, është vendosur edhe në ueb-faqen e tij zyrtare.
Ajo po ashtu bën thirrje për lirimin e anëtares tjetër të “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova.
Dy vajzat janë duke vuajtur dënimin prej dy vjetësh burgim, pasi, vitin e kaluar, janë dënuar për huliganizëm.
Ato janë arrestuar pas një performance kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës, në shkurt të vitit 2012.