Avionët luftarakë përcjellin një avion pasagjerësh në Britani

Ilustrim

Mediat britanike bëjnë të ditur se avionët luftarakë janë duke përcjellë një aerpolan pasagjerësh të një kompanie ndërkombëtare të Pakistanit.

Aeroplani, i cili planifikohej të ateronte në Mançester, ka marrë drejtimin për në Stansted.

Reuters raporton se në bordin e aeroplanit ndodhen 297 pasagjerë.

Ai është nisur fillimisht nga qyteti Lahore i Pakistanit.