PARIS

Kontingjenti francez i KFOR-it, do të reagojë nëse cili do përpiqet ta destabilizojë gjendjen në Kosovë, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac pas takimit me homologun francez, Herve Morin.
Shutanovac tha se zyrtarët francezë të mbrojtjes i kanë premtuar se do të bëjnë çmos që të pengojnë çdo konrlikt në Kosovë, dhe se do t'i pamundësojnë të gjithë ata që dëshirojnë ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë.