Radio Evropa e Lirë
Pas Khameneit: Çfarë mund të pritet në Iran?
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët e pacientëve në QKUK
Në çdo shtrat, përveç pacientit, qëndron pranë edhe një bashkëshort, një fëmijë apo një prind, duke pritur në heshtje kalimin edhe të një dite tjetër.
Në mungesë të kujdesit të mjaftueshëm institucional, ata janë bërë hallkë e padeklaruar e trajtimit: ushqejnë pacientët, ua sjellin ilaçet që mungojnë, i ndihmojnë të lëvizin dhe i mbikëqyrin madje edhe gjatë natës.
Orë të tëra i kalojnë ulur në karrige dhe, kur kanë fat, mund të pushojnë për pak kohë në ndonjë shtrat të lirë.
Për këtë rol, që shpesh është jetik, ata duhet edhe të paguajnë.
Vendimi i menaxhmentit të QKUK-së që obligon përcjellësit të paguajnë nga tri euro për natë, për të qëndruar pranë të afërmve të tyre, ka shkaktuar pakënaqësi mes familjarëve, të cilët thonë se janë detyruar të marrin përsipër përgjegjësi që duhet t’i mbulojë vetë sistemi shëndetësor.
Kosova ka një sistem shëndetësor publik të financuar kryesisht nga buxheti i shtetit, por me burime të kufizuara dhe pa një sistem funksional të sigurimeve shëndetësore universale.
Kujdestarë të detyruar nga rrethanatRemzije Berisha ka më shumë se dhjetë ditë që nuk është ndarë nga bashkëshorti i saj në Klinikën e Neurokirurgjisë.
“Jam këtu gjatë gjithë kohës dhe kujdesem për të”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
“Mjekët kanë thënë se duhet të jetë gjithmonë dikush pranë tij. Derisa ta lirojnë, unë nuk largohem”, thotë Remzija, ndërsa qëndron e ulur në të njëjtin shtrat me bashkëshortin.
Ajo tregon se netët i kalon aty, mes lodhjes dhe pasigurisë.
“Rri dhe fle këtu si të mundem. Nuk dua t’ua vështirësoj punën mjekëve dhe infermierëve, por kur kemi nevojë, duhet t’i thërrasim. Ata kanë edhe shumë pacientë të tjerë”, thotë Remzija.
Në të njëjtën dhomë, Durina Sylaj nga Deçani kalon ditët dhe netët në një karrige, duke u kujdesur njësoj për bashkëshortin e saj.
“Aq sa di dhe mundem, kujdesem për të”, thotë ajo, duke shtuar se nuk ka ankesa për përkushtimin e stafit, por se vëren mungesën e infermierëve.
Disa metra larg, në Klinikën e Neurologjisë, një tjetër familjar kujdeset për nënën e tij 80-vjeçare 24 orë në ditë.
Në dhomën e saj ndodhet vetëm një shtrat dhe dy karrige të vjetra.
“Mjekët kanë rekomanduar që të mos lihet vetëm asnjë moment. Ne e ushqejmë dhe kujdesemi që të mos i largojë tubat e oksigjenit”, thotë ai, por nuk do që të identifikohet.
Në një dhomë tjetër, edhe Lindita kujdeset për bashkëshortin e saj, i cili nuk mund të lëvizë.
Ajo thotë se e ndihmon t’i kryejë edhe nevojat më bazike.
“Jam këtu prej disa ditësh. Vetëm një natë kam pasur fatin të fle pak në një shtrat të lirë. Përndryshe, gjithë kohën kam qëndruar në karrige. Burri ka nevojë për ndihmë të vazhdueshme. Atë që e bëjmë ne familjarët, nuk e bëjnë infermierët”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Pagesë për një rol që nuk u takonPavarësisht këtij realiteti, familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve duhet të paguajnë nga tri euro për natë.
Të gjithë përcjellësit me të cilët bisedoi REL-i, janë të indinjuar nga ky vendim, por i janë bindur atij, për shkak të nevojës dhe mungesës së alternativave.
Në QKUK thonë se kujdesi për pacientët ofrohet nga mjekët dhe infermierët në përputhje me kushtet dhe kapacitetet ekzistuese.
Sipas një përgjigjeje me shkrim që ky institucion i dha Radios Evropa e Lirë, kjo tarifë ka nisur të zbatohet këtë muaj për të gjithë përcjellësit e pacientëve mbi 15 vjeç, në përputhje me udhëzimet administrative.
“Ky obligim zbatohet në të gjitha klinikat, me përjashtim të Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, thuhet në përgjigje.
Disa orë pas publikimit të artikullit nga REL-i, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, reagoi në Facebook, duke sqaruar se “ky vendim buron nga Udhëzimi Administrativ për bashkëpagesat për shërbimet shëndetësore”.
“Është e rëndësishme të sqarohet se roli i personit shoqërues është mbështetës dhe emocional. Kujdesi shëndetësor mbetet përgjegjësi e stafit profesional. Çdo pretendim për mangësi në ofrimin e shërbimeve duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe jo të përgjithësohet”, tha SHSKUK-ja.
Por, përfaqësuesit e pacientëve e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe problematik.
Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës thotë se vendimi reflekton dështimin institucional.
“Institucionet, në vend që t’i përmbushin detyrimet e veta, ua transferojnë përgjegjësinë familjarëve, të cilët nuk janë profesionistë shëndetësorë. Për më tepër, u kërkojnë edhe pagesë. Kjo është absurde”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.
Ai paralajmëron se prania e vazhdueshme e familjarëve në dhomat e spitalit, shpesh pa kushte të përshtatshme, mund të rrisë rrezikun e infeksioneve brendaspitalore si për pacientët, ashtu edhe për vetë familjarët.
Vitin e kaluar, vetëm në Qendrën e Mjekimit Intensiv në QKUK, infeksionet brendaspitalore kanë prekur mbi 70% të pacientëve gjatë disa muajve të vitit, ndërsa në Neonatologji, ku trajtohen foshnjat më të brishta, përqindja ka kaluar 20.
Problemet e tjera që përcjellin vazhdimisht QKUK-në, përfshijnë edhe listat e gjata të pritjes së pacientëve, mungesën e barnave dhe kushtet e dobëta infrastrukturore - deri te mungesa e çarçafëve dhe sapunëve.
Sistemi nën presionTë dhënat zyrtare tregojnë se në QKUK janë të punësuar rreth 2.000 infermierë.
Megjithatë, sistemi shëndetësor përballet me një sfidë të vazhdueshme: largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
Të dhënat që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Oda e Mjekëve të Kosovës tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë lëshuar 493 certifikata për mjekë që planifikonin të punonin jashtë vendit.
Ky trend ka vazhduar edhe në vitet pasuese.
Ngjashëm ndodh edhe me infermierët - mesatarisht, rreth 300 infermierë largohen çdo vit nga Kosova, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të pagave më të larta dhe kushteve më të mira të punës.
Ky fenomen është i pranishëm edhe në spitale rajonale të Kosovës.
Ai ka reduktuar kapacitetet e sistemit dhe ka rritur barrën mbi stafin e mbetur, por, në mënyrë indirekte, edhe mbi familjarët e pacientëve.
“... për shkak të mungesës së infermierëve, ne po detyrohemi të kujdesemi vetë për të afërmit tanë. Pagesa nuk mendoj se është në rregull”, thotë një përcjellës që prej ditësh kujdeset për babanë në repartin e Kirurgjisë Abdominale.
Më shumë materiale nga shëndetësia mund të gjeni këtu.
Pse po shtohen lindjet me operacion në Kosovë?
Gjyqi për shpërthimin në Ibër-Lepenc: Të akuzuarit mohojnë fajësinë
Ushtria e Kosovës në provën finale
Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.
Sipas gjeneralit në pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afër disa faza të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kjo forcë operon sot sipas doktrinave moderne të luftës, ka kapacitete funksionale për rreziqet aktuale dhe pritet të përmbyllë tranzicionin në ushtri deri në vitin 2028 - në përputhje me afatet e planit fillestar.
“Jam shumë optimist, edhe pse kjo është faza më e rëndësishme e ngritjes së Forcës. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbështetëse të operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në kohën e parashikuar dhe do të jetë një forcë kredibile, e ndërveprueshme me të gjitha ushtritë e NATO-s”, thotë Haziri për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.
Në atë kohë, NATO-ja - e pranishme në Kosovë me mision paqeruajtës që nga paslufta - e cilësoi këtë vendim si “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbështetën këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin e FSK-së si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur zhvillimin e saj profesional.
Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.
“I siguroj të gjitha komunitetet në Kosovë, e veçanërisht komunitetin serb, se FSK-ja do të vazhdojë t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike”, tha Thaçi në dhjetor të vitit 2018.
Diskursi institucional - FSK-ja si forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës - u ruajt i pandryshuar edhe nën presidencën e Vjosa Osmanit.
“Djemtë dhe vajzat e Forcës sonë janë të gatshëm për ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë - Republikës së Kosovës - në çdo pëllëmbë të tij”, tha Osmani në dhjetor të vitit 2022.
FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.
Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.
Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.
I kontaktuar nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha vetëm se “që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s - i cili është i ndarë nga KFOR-i - ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të mandatit të saj fillestar të mbrojtjes civile, përmes ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimeve”.
Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.
Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.
Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.
Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta, ndërsa mbetet ende për t’u plotësuar komponenti rezervë prej 3.000 pjesëtarësh.
Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.
Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.
“Aleatët nga të cilët kemi blerë armatim, përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë e të tjera. Sot, në këtë stad të ngritjes, por edhe nesër kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë siguri”, thotë Syla për Exposenë.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.
Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.
Që nga fillimi, krijimi i ushtrisë së Kosovës ka hasur në kundërshtime të forta nga Serbia - vendi që, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Prishtinën se “po u bie daulleve të luftës” dhe po rrezikon komunitetin serb.
Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.
Sipas gjeneralit në pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kërcënimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, për Kosovën. Ai përmend në mënyrë të veçantë edhe kërcënimet hibride, përfshirë sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.
“Kur një ushtri mbrohet dhe një ushtri sulmon, atëherë proporcioni i forcave është varësisht inxhinierisë që përgatitet, tre me një, pesë me një, tetë me një... Dhe FSK-ja, me kapacitetet që sot i ka, është e gatshme që në çdo kohë ta mbrojë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thotë Haziri.
Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.
“Mendoj se ka hapësirë të bëhet më shumë për personelin. Në fazën e dytë, investimet kanë qenë të fokusuara në blerje të armatimit, por nuk duhet përjashtuar as investimi në personel, në mënyrë që pjesëtarët të jenë më të motivuar për përgjegjësitë që i ushtrojnë”, thotë ai.
Pagat në FSK ndryshojnë sipas gradave - me më të ulëtat për rekrutët e rinj dhe më të lartat për nënkolonelët dhe gjeneralët. Ligji e lejon largimin vullnetar të pjesëtarëve, dhe të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se braktisjet ndodhin çdo vit - me një rritje të ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarë, dhe 2023, kur numri i tyre arriti në 134.
Zëvendësministri në detyrë, Shemsi Syla, thekson rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar trajnimin dhe pajisjet për ushtarët. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojë të gjitha komunitetet në radhët e veta, ndonëse sfiduese mbetet pjesëmarrja e komunitetit serb.
“Problemin më të madh na e kanë shkaktuar serbët. Me kërcënime e me shantazhe, kanë arritur t’i largojnë disa pjesëtarë. Në konkurset që kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht të interesuar, por vazhdon të ketë frikë”, thotë Syla.
Falë bashkëpunimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe standardeve të NATO-s, Syla thotë se FSK-ja është qysh tash e përgatitur të bashkohet me Aleancën - një synim i shprehur që nga fillimi i transformimit. Të njëjtin qëndrim e mbështet edhe gjenerali në pension, Naim Haziri.
“Kosova është shumë më e fuqishme saqë mendohet dhe shihet nga dikush - në të gjitha aspektet”, sipas tij.
E, nga NATO-ja konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se aleanca “ofron kontribute të rëndësishme ushtarake për Kosovën”, por se “rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë... edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohësh, pa përparime që do ta nxirrnin nga vendnumërimi disavjeçar.
Ku është sot Ushtria e Kosovës?
Nevojë apo zgjedhje? Gati gjysma e lindjeve në Kosovë bëhen me operacion
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ajo solli në jetë fëmijën e parë - me peshë gati tre kilogramë.
Ishte një moment që e kishte pritur dhe imagjinuar gjatë gjithë shtatzënisë.
“Normalisht, jam e lumtur”, thotë ajo, “por më duhet edhe pak kohë që ta marr veten, sepse kam lindur me operacion”.
Vendimi për prerje cezariane erdhi në fund të procesit nga mjekët e saj.
Në aspektin emocional, ajo nuk ishte e përgatitur.
“...por mjekët e vlerësuan si të nevojshme dhe unë u binda”, thotë Arlinda, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë.
Në shtratin pranë saj, mëngjesin e 26 janarit, ndodhej edhe Pranvera, një nënë tjetër, me një histori të ngjashme, por një përvojë ndryshe.
Ajo kishte lindur fëmijën e parë në mënyrë natyrale, ndërsa këtë herë, procesi i mori rrjedhë tjetër.
“Dhimbjet më nisën në shtëpi, në Lipjan. Kur erdha në spital, më dërguan në sallën e lindjes. Qëndrova gati dy orë dhe nuk munda të lind normalisht. Më thanë se duhet operacion”, rrëfen Pranvera, duke shtuar se, përveç humbjes së ujit të bebes, arsye tjetër nuk i është shpjeguar.
Dy gra, dy lindje, dy histori personale. Por, të dyja pasqyrojnë të njëjtin realitet shëndetësor në Kosovë: rritjen e ndjeshme të lindjeve me prerje cezariane.
Kulmi i tyre u arrit në vitin 2024, kur gati gjysma e lindjeve në vend u realizuan me operacion.
Por, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ky trend nuk është i njëjtë në të gjitha institucionet: në vitin 2024, spitalet private dominuan për nga numri i lindjeve me prerje cezariane.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon prerjen cezariane si një ndërhyrje kirurgjikale, që përdoret për të shpëtuar jetën e nënave dhe foshnjave kur komplikimet e bëjnë lindjen natyrale të rrezikshme.
Ndërsa është e dobishme kur ekzistojnë arsye të qarta mjekësore, OBSH-ja paralajmëron kundër përdorimit pa nevojë të prerjes cezariane, duke theksuar se ajo “duhet të kryhet vetëm kur është realisht e domosdoshme për të shmangur rreziqet për nënën ose foshnjën”.
Sipas studimeve, aplikimi i panevojshëm ose i tepruar i prerjes cezariane mund të rrisë rrezikun e komplikimeve post-operative, infeksioneve dhe problemeve të mëvonshme obstetrike për gratë.
Frika nga përgjegjësiaNë Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK-së, gjatë vitit 2025, u realizuan mbi 7 mijë lindje, prej të cilave 3.074 me prerje cezariane.
Drejtori i klinikës, Zef Ndrejaj, thotë se mjekët shpesh përballen me dilema të vështira.
“Ka raste kur mjekët druajnë se, nëse këmbëngulin në lindje natyrale dhe ajo komplikohet në momentin e fundit, mund të përballen me pasoja serioze”, thotë Ndrejaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, operacioni nuk duhet të jetë opsioni i parë, por shpesh bëhet i tillë për shkak të mungesës së protokolleve të qarta.
Ai shton se klinika trajton edhe raste të rënda dhe urgjente të referuara nga e gjithë Kosova - çka ndikon po ashtu në statistika.
“Po respektohet dëshira e pacientes”Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës konfirmon rritjen e lindjeve me prerje cezariane.
Kryetari i saj, Naser Rafuna, thotë se një faktor i rëndësishëm në këtë trend është kërkesa e vetë grave.
“Gjeneratat e reja janë shumë të interesuara për lindje me operacion. Po respektohet dëshira e pacientes, të them të drejtën”, shprehet ai, duke shtuar se presioni nga familjarët dhe frika nga komplikimet e lindjes normale, i shtyjnë gjinekologët të tërhiqen.
Por gjinekologu Albert Lila, i cili punon në spitalin e Gjakovës, thekson se përgjegjësia për rritjen e lindjeve me prerje cezariane nuk bie vetëm mbi nënat.
“Edhe ne, si profesionistë, e kemi atë pjesën e ‘kontributit tonë’ në rritjen kaq të madhe të lindjeve cezariane”, thotë ai.
Sipas Lilës, mungesa e komunikimit dhe e shpjegimit të procesit të lindjes, si dhe frika nga paditë, ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e mjekëve.
“Lindja normale kërkon kohë, vigjilencë dhe përgjegjësi të madhe. Ndërsa prerja cezariane kryhet më shpejt dhe shpesh krijon një ndjenjë ‘lehtësimi’ për të gjithë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Lila shton se kjo dukuri nuk është specifike vetëm për Kosovën.
“Është trend në të gjitha vendet. Shifrat janë pothuajse alarmante - gjendja po i afrohet një barazimi mes lindjeve normale dhe atyre me prerje cezariane”, deklaron ai.
Një udhërrëfyes ekziston, por zbatimi mungonNë korrik të vitit 2025, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës miratoi udhërrëfyesin klinik për menaxhimin e lindjeve me prerje cezariane, me synimin që gratë të marrin vendime të informuara dhe të bazuara në fakte shkencore.
Dokumenti thekson se gratë duhet të informohen për pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të kësaj procedure dhe se kjo e drejtë u garantohet me ligj.
Por, edhe pse ka hyrë në fuqi, udhërrëfyesi vazhdon të mos zbatohet, për faktin se nuk është integruar plotësisht në punën e përditshme të institucioneve shëndetësore.
Arsyet lidhen edhe me mungesën e mekanizmave mbikëqyrës.
Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, i cili mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, ka kërkuar disa herë që numri i lindjeve me prerje cezariane të reduktohet në minimum, si dhe që në secilën dhomë të vendosen njoftime informuese për pacientet lidhur me këtë procedurë.
“Aty ku kemi kushte për lindje normale, nuk duhet të ketë mundësi për lindje të tjera”, përfundon drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
Më shumë materiale nga shëndetësia mund të gjeni këtu.
Çfarë po ndodh me moshën e përdoruesve të drogave në Kosovë?
“Ma nxori zemrën nga vendi“: Fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përdorin drogë
Çfarë është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?
Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së
Kur afrohesh, dëgjon zërat apo frymëmarrjen e lehtë të dy foshnjave.
Nuk janë thjesht thirrje për kujdes, por edhe jehonë e një të vërtete të hidhur.
Në fillimdhjetorin e 2025-tës, njëri sapo kishte mbushur një muaj jetë, tjetri tetëmbëdhjetë ditë.
Të dy ishin braktisur nga nënat e tyre, ndërsa për baballarët nuk dihej.
“Ne mundohemi t’i bindim nënat që të mos i lënë fëmijët, por në shumicën e rasteve vendimi është i prerë…”, thotë Yllka Shala, e cila udhëheq zyrën për fëmijët e braktisur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Histori pas secilit fëmijëYllka është personi i vetëm në këtë institucion që mundohet të mbajë gjallë lidhjen midis nënës dhe fëmijës - edhe kur shanset janë kundër.
Çdo ditë pune për të nis njësoj: me dosje të reja mbi tavolinë dhe me histori që rëndojnë më shumë se letrat që mban në duar.
Në sytë e saj lexohet çdo ndarje që ka ndodhur në korridoret e repartit të Neonatologjisë.
Ajo i njeh mirë hapat e nënave që hyjnë me kokën ulur, duart që dridhen kur firmosin dokumentin e fundit dhe heshtjen e rëndë që mbetet pas tyre.
“Secili rast është histori në vete, e të gjitha janë shumë të ndjeshme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Yllka ulet përballë nënave jo si zyrtare, por si njeri.
Flet ngadalë, me kujdes, duke kërkuar një fije të vogël shprese.
U tregon për fëmijën, për fytyrën e tij, për ngjashmëritë që tashmë i sheh.
“U them se dita kur një nënë ndahet nga fëmija i saj është një ditë e errët, sikur edhe dielli të mos ndriçojë më”, rrëfen ajo.
Por, në shumicën e rasteve, fjalët nuk mjaftojnë. Vendimi është marrë shumë më herët - jashtë mureve spitalore.
Një nga rastet që nuk e harron kurrë, ishte një nënë e re që nuk pushonte së qari.
Qante para lindjes, qante pas lindjes, qante edhe kur e mbante foshnjën pranë.
Ajo ngrihej për t’u larguar, ndalej, kthehej sërish. Një lëvizje e pafund mes dashurisë dhe frikës.
“Ajo nuk ishte e ftohtë... ishte e tmerruar. Dhe në fund u largua vetëm”, kujton Yllka.
Në shumicën e këtyre historive, një e përbashkët përsëritet pothuajse gjithmonë.
Fëmijët që mbesin pas, duke qarë në dhomën e mbyllur të Neonatologjisë, janë kryesisht të lindur jashtë martese.
Yllka thotë se pas tyre fshihen histori grash të shtyra drejt cepit - pa përkrahje familjare, pa siguri ekonomike dhe të braktisura nga partnerët.
Shumë nga to nuk japin asnjë detaj për identitetin e babait, ose zgjedhin të mos flasin fare për të.
Pas momentit të braktisjes, historia e fëmijës nuk ndalet - ajo vetëm hyn në një fazë tjetër, po aq të pasigurt.
Procedurat nisin menjëherë, në heshtje, larg syve të publikut.
Në ditët e para pas lindjes, stafi i repartit njofton Qendrën për Punë Sociale në komunën nga vjen nëna, si dhe policinë.
Dosja hapet, deklaratat merren dhe gjithçka dokumentohet. Foshnja, ndërkohë, mbetet në spital.
Sipas rregullave, një fëmijë i braktisur mund të qëndrojë në spital deri në 40 ditë.
Nëse gjendja shëndetësore nuk është e mirë, kjo periudhë mund të zgjatet edhe pak. Janë ditë pritjeje, ku çdo orë kalon njësoj: qumësht, gjumë, të qara dhe mungesë e një fytyre që do ta njihte si të vetën.
Gjatë kësaj kohe, Yllka dhe stafi i Qendrës për Punë Sociale përpiqen të mbajnë të hapur edhe një derë të fundit.
Nëse nëna ndërron mendje, ligji i jep asaj ende të drejtë të kthehet dhe ta marrë fëmijën. Por kjo ndodh rrallë. Shumica e fëmijëve mbesin aty, në shtretër të vegjël, pa emra, vetëm me data lindjeje dhe numra dosjesh.
Kur kalojnë 40 ditët dhe shpresa për kthim shuhet, procedurat vazhdojnë drejt strehimit familjar.
Qendrat për Punë Sociale marrin përsipër rastin dhe fëmija dërgohet në një familje strehuese.
Shifra që flasinYllka thotë se, viteve të fundit, vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve të braktisur. Jo sepse arsyet që i shtyjnë nënat drejt këtij vendimi janë zhdukur, por sepse numri i lindjeve ka rënë.
Për krahasim, në vitin 2015, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë regjistruar 24.594 lindje, ndërsa 40 fëmijë janë braktisur. Një dekadë më vonë, në vitin 2024, numri i lindjeve ka rënë në 21.487, ndërsa numri i fëmijëve të braktisur në 23.
Deri në mes të dhjetorit të vitit 2025, në Klinikën e Gjinekologjisë - ku funksionon edhe reparti i Neonatologjisë - janë regjistruar gjithsej 32 raste të fëmijëve të braktisur.
Yllka thotë se shifrat mund të mos tregojnë gjithë të vërtetën.
Ajo thotë se ka raste kur nëna nuk do të flasë fare... ose edhe kur flet, është shumë e revoltuar.
“Kam ardhur në QKUK për të lindur, sepse mund të kisha lindur në rrugë dhe askush të mos dinte për fëmijën tim”, shpjegon Yllka rastet me të cilat përballet.
Dhoma e braktisjesTeksa flet, vëmendjen ia tërheqin zërat dhe lëvizjet e dy foshnjave në dhomën e dedikuar për ta.
Historitë e tyre, edhe pse të ndryshme, ndajnë të njëjtin fund: u braktisën nga nëna që nuk panë rrugëdalje.
Njëri ka lindur nga një nënë e re, vetëm 20 vjeçe, e pamundur të kujdeset për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale.
Tjetri, më i vogël dhe i dobët, ishte fëmijë i një gruaje 40-vjeçare, tashmë me dy fëmijë nën përkujdesjen e gjyshërve, ndërsa ajo ndodhej në burg. Për të tretin, nuk kishte asnjë mundësi që të siguronte kujdesin e duhur.
Realiteti bëhet edhe më i vështirë nga kushtet në repartin ku qëndrojnë.
Nga ora 7 deri në 14:00, për kujdesin e tyre përgjigjet vetëm një infermiere. Pas kësaj ore, dy infermiere të tjera marrin përsipër përgjegjësinë, duke u përkujdesur njëkohësisht edhe për 28 deri në 30 fëmijë të tjerë të repartit.
Dhoma e fëmijëve të braktisur mbahet e mbyllur me dry kur nuk ka staf, për siguri. E, kjo do të thotë se të qarat e tyre shpesh mund të mbeten të padëgjuara, pa asnjë fytyrë që t’i qetësojë.
Dhoma i ka katër shtretër të vegjël dhe Yllka lutet që ata të mbeten sa më bosh, me shpresën që çdo fëmijë të gjejë dashurinë dhe kujdesin që i nevojitet.
"Një herë ushtar, gjithmonë ushtar": Historia e gjeneralmajores së parë të Kosovës
Mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet
Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
“Degradim i skajshëm politik”: Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Psikologu “i fshehur” i Onkologjisë që mund t’ju ndihmojë
Kujdes psikologjik i kufizuar në Onkologjinë e Kosovës
Por, sipas ekspertëve, këto fraza nuk mund të zëvendësojnë mbështetjen psikologjike profesionale.
Pacientët rrallë informohen se ekziston një psikolog klinik, që mund t’i ndihmojë në përballimin emocional të sëmundjes, përgatitjen për trajtim mjekësor, apo aftësinë për vendimmarrje.
Fatime Fazliu, psikologe klinike në Klinikën e Onkologjisë në QKUK tash e shtatë vjet, thotë se mbështetja psikologjike është e domosdoshme për pacientët.
“Ata kanë nevojë për trajtim të duhur. Me fjalët ‘ti je i fortë’ vetëm se u bëhet dëm”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Fazliut, mesatarja e seancave psikologjike në Klinikë arrin deri në tri në ditë, por shumica e pacientëve që vizitojnë Onkologjinë për herë të parë, nuk e dinë që ky shërbim ekziston.
“Kontaktin e parë pacienti e ka me mjekun onkolog dhe infermierët, dhe shumë pak raste referohen te psikologu klinik”, thotë ajo.
Praktika ndërkombëtare dhe mungesa e referimeveSipas praktikave botërore, pas mbledhjes së konzoliumit të mjekëve, çdo pacient duhet të referohet fillimisht për një seancë psikologjike dhe pastaj të vazhdojë trajtimin mjekësor.
Mosndjekja e këtyre seancave ul fuqinë emocionale të pacientëve për t’u përballur me sëmundjen, thotë Fazliu - psikologia e vetme në Onkologji.
“Traumat e vogla e ngarkojnë pacientin aq shumë saqë humb edhe shkathtësitë për t’u ballafaquar me një problem aq serioz si kanceri”, sipas saj.
Për të adresuar këtë problem, Fazliu thotë se është përgatitur edhe Procedura Standarde e Operimit - PSO, që detajon hapat që duhen ndjekur për referimin te psikologu.
“Kur kjo PSO të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë, qasja multidisiplinare që promovohet aq shumë, do të jetë shumë më e lehtë për t’u implementuar”, thotë psikologia.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon për REL-in se ka pranuar këtë PSO, por thotë se organizimi i brendshëm në spitale nuk është kompetencë e saj.
Mjekët e Klinikës së Onkologjisë, duke folur në kushte anonimiteti, thonë se rastet referohen te psikologu pas vlerësimeve të gjendjes dhe bisedës me pacientin.
Jo të gjithë pacientët kanë nevojë për trajtim psikologjik, dhe për shkak të mungesës së psikologëve, zgjidhen vetëm ata me indikacione të qarta.
Sipas tyre, disa pacientë, gjithashtu, refuzojnë të paraqiten te psikologu ose kanë psikologë jashtë QKUK-së.
Aktualisht, pacientët që vizitojnë psikologen Fazliu, janë kryesisht ata që janë në procesin e seancave, e që kanë mësuar për këtë shërbim nga pacientët tjerë, thotë ajo.
Sipas saj, një nga arsyet përse mungojnë referimet, është informacioni i pamjaftueshëm i stafit mjekësor për rëndësinë e psikologut klinik.
“Stafi mjekësor, në përgjithësi, ka informacion të cekët sa i takon punës dhe rëndësisë së psikologut klinik. Sado që po trumbetojnë për qasje multidisiplinare - dhe po e them edhe prej përvojës dhe diskutimeve me kolegët psikologë klinikë - referimi mungon”, shton ajo.
N.N. nga Gjilani, e diagnostikuar pesë muaj më parë me kancer, e takoi rastësisht për herë të parë psikologen gjatë një vizite për terapi në QKUK.
“Asnjëherë, as këtu e as në Gjilan, asnjë mjek nuk më ka rekomanduar te ndonjë psikolog”, tha shkurtimisht për REL-in, por nuk deshi të identifikohej.
Mjeku i kirurgjisë torakale në QKUK, Bedri Osmani, tregon se shpesh përballet me pacientë që refuzojnë ndërhyrjet kirurgjikale, edhe kur ato janë jetike për shërim.
“Në raste të tilla, kur pacienti nuk e kupton plotësisht rëndësinë e operacionit ose ka frikë nga pasojat, unë rekomandoj që të mbajë disa seanca me psikologun klinik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, konsultimet psikologjike shpesh sjellin ndryshime të dukshme në qasjen e pacientëve.
Një prej tyre është Luljeta, një paciente nga Prishtina, e cila pas diagnostikimit me kancer të gjirit kishte refuzuar kategorikisht ndërhyrjen kirurgjikale.
Frika e saj ishte e lidhur me një humbje të mëparshme - bashkëshortin, që kishte vdekur pas një beteje me kancerin.
“Kur mora vesh për sëmundjen, nuk pranova ta bëja operacionin. Thosha: ‘Sa të jetoj, jetoj kështu; nëse bëj operacion, më shpërndahet...’. Por mjeku im, Bedri Osmani, më këshilloi të shkoj te psikologia që të më ndihmonte të qetësohem dhe të marr vendimin e duhur”, rrëfen ajo.
“Falë psikologes, sot jam shëndosh e mirë. Ajo më ka mbështetur deri në momentin që kam hyrë në sallën e operacionit”, thotë Luljeta me mirënjohje.
Psikologia Fazliu konfirmon se pas interesimit të REL-it për këtë temë, numri i referimeve të pacientëve tek ajo, ka nisur të rritet.
Klinika e Onkologjisë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapi apo trajtime të tjera të nevojshme.
Numri i atyre që kontrollohen apo marrin shërbime aty, arrin deri në rreth 50.000 në vit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë - vetëm në vitin 2020, ai shkaktoi afro 10 milionë vdekje.
Vdekshmëria nga kanceri zvogëlohet kur rastet zbulohen dhe trajtohen herët.
Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin - pse Brukseli s’e normalizoi?
Dialogu mes tyre për këtë qëllim nisi zyrtarisht në vitin 2011. Qeveria e Kosovës e pranoi atë si obligim ndërkombëtar, pas votimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, takimi i parë u mbajt më 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosovës e udhëhiqte Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë Borisllav Stefanoviq.
Negociatat mes palëve përgjatë muajve prodhuan disa marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te menaxhimi i kufirit dhe çështjet kadastrale.
Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bisedohej vetëm për çështje teknike, procesi kaloi në nivel politik në vjeshtë të vitit 2012. Takimi i parë mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u zhvillua më 19 tetor.
Dhe, më pak se gjashtë muaj më vonë, ata arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve - një moment që ndërmjetësuesja e BE-së, Catherine Ashton, e përshkroi si “hap më afër Evropës”.
“Dua t’i përgëzoj për vendosmërinë gjatë këtyre muajve dhe për guximin që kanë treguar. Është shumë e rëndësishme se ajo që po shohim tani, është një hap larg nga e kaluara dhe një hap më afër Evropës”, tha Ashton.
Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 12 vjet. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri të negociatave për anëtarësim që prej vitit 2021.
Gjatë këtyre viteve, palët zhvilluan dhjetëra takime - shpeshherë të gjata maratonë. Si negociatorët, ashtu edhe ndërmjetësuesit u ndërruan, por shumica e marrëveshjeve të arritura, nuk u zbatuan kurrë plotësisht ose fare.
Tensionet, akuzat dhe fajësimet nuk munguan gati në asnjë periudhë dhe kulmin e arritën në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një rreshter.
Incidenti u përshkrua si më i rëndi që nga paslufta dhe bëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani në detyrë, të refuzojë edhe sot e kësaj dite çdo takim të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kusht i tij për rifillimin e dialogut ishte dhe mbetet dorëzimi i autorit të dyshuar të sulmit, Millan Radoiçiq.
“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha ai në një mbledhje të Qeverisë, vitin e kaluar.
Qeveria e Kurtit është në detyrë prej disa muajsh. Këtë javë, ai u pyet nga mediat serbe nëse, pas formimit të Qeverisë, ekziston ndonjë plan për vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, por përsëriti se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve - e arritur mes tij dhe Vuçiqit në shkurt të vitit 2023.
“Duket se kjo nuk do të ndodhë shpejt, sepse Serbia, për fat të keq, po shndërrohet në një Bjellorusi të dytë në Evropë. Nëse Kremlini ka në verilindje Bjellorusinë, në juglindje të Evropës, fatkeqësisht, ka Serbinë”, tha Kurti.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në deklarata publike shfaqet i hapur për dialog, por, njëkohësisht, përsërit qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Për ish-diplomatin Ylber Hysa, qëndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbisë është i njohur që nga negociatat e Rambujesë dhe ato të Vjenës, ku ai vetë ishte pjesë e delegacionit kosovar.
Dialogun aktual, Hysa e sheh vetëm si vazhdimësi të këtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej të tregonte më shumë këmbëngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e mëparshme e negociatorëve krijoi një realitet të pakthyeshëm - Kosovën e pavarur - pavarësisht kërcënimeve, madje edhe ekzistenciale, për popullin e Kosovës.
“Zoti Kurti duket se ka dashur të blejë kohë, nga frika se mund të pranonte diçka, që do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider që i kundërshtonte të gjitha ato rrugëtime të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai e ka pasur konceptin e tij të Vetëvendosjes, në kuptimin që vetë vendos. Dhe, mbase kjo ka qenë një barrë politike për të, për të ecur përpara”, thotë Hysa për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Motoja e Lëvizjes Vetëvendosje, që nga fillimet e saj, ishte “Jo negociata, Vetëvendosje”. Nën këtë parullë, partia e Kurtit ndërtoi edhe identitetin e vet politik, duke kundërshtuar çdo formë të dialogut me Serbinë, që, sipas saj, cenonte parimin e vetëvendosjes së popullit të Kosovës.
Në vitin 2012, pas takimit të parë Thaçi-Daçiq, Vetëvendosje organizoi edhe protesta kundër bisedimeve, duke i cilësuar ato si lëshim ndaj Serbisë.
Mbi një dekadë më vonë, Hysa thotë se Kurti erdhi në pozitën që të pranonte Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që, sipas tij, ishte oferta e parë e diplomacisë ndërkombëtare që nuk parashikonte njohje reciproke për Kosovën - ndonëse vazhdon të mos zbatohet prej asnjërës palë.
Ai tani dyshon se ka ende hapësirë për ndonjë përparim real në këtë proces, për shkak të rrethanave ndërkombëtare.
“Është një tren i ikur edhe në kuptimin gjeopolitik. Ajo që do të mund të bëhej në kohën e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden, kur kishte një përpjekje për t’u rilidhur në komunitetin transatlantik, tani është kohë e shkuar. Ishte edhe koha para nisjes së luftës në Ukrainë. Ishte një momentum që nuk i konvenonte shumë zotit Vuçiq. Kurse, pas luftës në Ukrainë, ai e gjeti shtegun e mbijetesës. Serbia u bë ndër vendet e vetme që nuk i vuri sanksione Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, i shiste armë edhe Ukrainës”, thotë Hysa.
Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, vë në dukje se marrëdhëniet transatlantike ndodhen tani në një pikë jashtëzakonisht të ulët. Me vëmendjen globale të tërhequr nga krizat në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe vende të tjera, dialogu Kosovë-Serbi, sipas tij, funksionon më shumë si një mjet për të mbajtur status quo-në, sesa për të sjellë zgjidhje reale.
Popov nuk sheh - së paku tash për tash - ndonjë rrugë të qartë që do të mund ta rivendoste dialogun në një trajektore funksionale dhe efektive.
“Kurti nuk ka arsye ta shtyjë përpara, sepse, në masë të madhe, e ka arritur qëllimin e tij: shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës. E vetmja gjë që nuk ka arritur, është ta anëtarësojë Kosovën në më shumë organizata ndërkombëtare. Vuçiqit, gjithashtu, nuk i përshtatet, sepse çdo ditë kemi protesta antiqeveritare në Serbi dhe pushteti është duke humbur kontrollin mbi situatën”, thotë Popov për Exposenë.
Marc Weller, i cili ka shërbyer si këshilltar ligjor i Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, thekson se domosdoshmëria e zgjidhjes së çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë është e pamohueshme, për shkak të afërsisë së tyre gjeografike. Ai kujton se në dy proceset e mëparshme, Serbia refuzoi të nënshkruante marrëveshjet, ndërsa Kosova mori përsipër detyrimet në mënyrë të njëanshme për të arritur pavarësinë.
Sot, në dialogun e Brukselit, thotë Weller, presioni bie sërish mbi Kosovën për të bërë lëshime të reja, por Kurti, sipas tij, është më pak fleksibil dhe më pak bashkëpunues me ndërkombëtarët.
“Dhe pikërisht këtu kemi ngecur - Kosovës i thuhet se duhet të themelojë fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por askush nuk e di nëse Serbia do ta zbatojë më pas pjesën e saj të marrëveshjes”, thotë Weller për Exposenë.
Ai thekson se dialogu ka nevojë për një fillim të ri dhe për një qasje më të balancuar të Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja shtetet t’i përmbushin detyrimet e tyre.
Ndryshe nga periudha e Rambujesë dhe e Vjenës, kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara vepronin në një linjë, ai vëren se angazhimi i administratës aktuale amerikane është i paparashikueshëm.
“Ne nuk e dimë saktësisht se si do ta trajtojë administrata Trump çështjen e Kosovës. Mendoj se Kosova ka arsye të jetë paksa nervoze për kthimin e saj, si dhe të përfaqësuesit të saj të posaçëm [Richard Grenell], i cili mund të përpiqet të imponojë ndonjë lloj veprimi”, thotë Weller.
Marrëdhëniet mes Qeverisë së Kurtit dhe SHBA-në u ndërlikuan qysh në kohën e administratës së parë të presidentit Donald Trump. Atëkohë, Qeveria e tij u rrëzua me mocion mosbesimi nga partnerja në koalicion, LDK-ja, por Kurti akuzoi Grenellin për ndërhyrje, me qëllim, siç pretendoi, arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Qeveria “Kurti 1” ra në mars të 2020-ës, ndërsa në shtator të atij viti, në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në praninë e presidentit Trump. Nënshkruesit ishin kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.
Javën e kaluar, ndërmjetësuesi aktual i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, qëndroi në Prishtinë, ku zhvilloi bisedime me kryenegociatorin Besnik Bislimi për, siç u tha, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Në gusht, Sorensen kishte takuar udhëheqësit e të dyja vendeve, në Kosovë dhe në Serbi, por pa ndonjë shenjë për rifillimin e shpejtë të dialogut në nivel të lartë.
Radio Evropa e Lirë u përpoq të bisedonte me Sorensenin për planet e tij në ndërmjetësimin e këtij procesi dhe të tjera, por pa sukses.
Ngjashëm, as BE-ja nuk iu përgjigj emaileve të REL-it.
Sipas ish-diplomatit Ylber Hysa, Kosova dhe Serbia pritet të mbeten në një ngërç të zgjatur politik - e këtë herë jo vetëm për shkak të vullnetit të tyre, por edhe për mungesën e një nxitjeje reale ndërkombëtare për t’i çuar bisedimet përpara.
“Modeli i suksesit për Kosovën dhe Ballkanin ka qenë uniteti transatlantik dhe konsensusi i aktorëve të brendshëm. Kjo ka qenë një recetë që ka prodhuar rezultate historike në Rambuje dhe në Vjenë. Druaj që një realitet të tillë nuk e jetojmë më në jetën e sotme politike”, thotë Hysa.
E, një parashikim të saktë se çka mund të ndodhë nëse mosmarrëveshjet politike përshkallëzohen në dhunë - siç paralajmërojnë jo rrallë përfaqësuesit politikë - nuk e ka asnjëri.
Me fjalët e Hysës, mungesa e çfarëdo lajmi për Kosovën dhe Serbinë në vitin 2025, mund të jetë lajm i mirë.
Treni që humbën Kosova dhe Serbia
Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?