Radio Evropa e Lirë
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë?
Përveç konsumatorëve, njehsorët e të cilëve janë verifikuar se kanë pasur pasaktësi, edhe konsumatorët e tjerë që dyshojnë se mund të jenë prekur nga këto pasaktësi kanë të drejtë të paraqesin ankesë, thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky rregullator.
Në rast se vërtetohet se janë dëmtuar, konsumatorët do të kompensohen.
“Fillimisht, konsumatorët ankesat mund t’i paraqesin në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit [MINT], pastaj te Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike [KEDS]. Nëse nuk pajtohen me përgjigjet e tyre, ankesa mund të drejtohet në ZRRE”, thanë nga rregullatori.
Çështja e njehsorëve është ngritur disa javë më herët – pasi partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre, rreth 2 mijë mostra në total, për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.
Nga inspektimet në terren, pas shqetësimeve të ngritura për pasaktësi në njehsorë, MINTI ka bërë të ditur se njehsorët e verifikuar kanë pasur afat të skaduar të vlefshmërisë dhe pasaktësi në datë dhe orë.
Megjithatë, sipas kësaj ministrie, matjet e energjisë elektrike kanë rezultuar të jenë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar.
Radio Evropa e Lirë pyeti se sa mund të jetë vlera e kompensimit dhe sipas ZRRE-së, vlerat financiare ndryshojnë, por se ato janë të vogla.
Madje, sipas ZRRE-së, një numër i vogël i konsumatorëve mund të përfitojnë nga kompensimi, pasi pa vetëdije ata kanë përfituar tarifa të ulëta gjatë ditës.
Edhe në komunikatën për media, të këtij rregullatori, më 21 prill, thuhet se “në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por pavarësisht kësaj çdo rast do të trajtohet me seriozitet”.
Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ndryshon varësisht nga koha e shpenzimit.
Tarifa e lartë shfrytëzohet gjatë ditës dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, gjatë dimrit aplikohet në periudhën 22:00–07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00–08:00.
Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.
Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.
Më 16 prill, MINTI ka gjobitur KEDS-in me 30.000 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë.
KEDS-i i ka mohuar shkeljet, duke thënë se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim.
Sipas KEDS-it, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë.
ZRRE njëherësh në komunikatën e lëshuar më 21 prill ritheksoi se KEDS-i dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë në përputhje me kornizën ligjore, gjë që e kufizon mundësinë për të përfituar nga gabimet eventuale në matjen e energjisë elektrike.
“Gabimet eventuale nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre dhe çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht”, u tha në njoftim.
Po të martën, Kuvendi i Kosovës ka debatuar për gjendjen në sektorin e energjisë në vend, në një seancë të jashtëzakonshme, mes shqetësimeve për çmimin e lartë të rrymës, mungesën e prodhimit dhe dyshimeve për manipulime me faturim.
Deputetë opozitarë e akuzuan Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, për siç thanë, gjendjen e rënduar në sektorin e energjisë, akuza që u hodhën poshtë nga kabineti qeverisës.
Monopol në pistë: Kush përfiton nga furnizimi me karburante në Aeroportin e Prishtinës?
Vendimi më i ri për zgjatjen e kontratës së furnizimit me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP) nuk ishte thjesht një akt administrativ - ai riktheu në qendër të debatit një çështje më të thellë: mënyrën se si menaxhohen shërbimet kritike në aeroport dhe mungesën e konkurrencës në treg.
Kontrata që zgjatet, tregu që nuk hapetKompania Exfis do të vazhdojë të jetë furnizuesja e vetme me karburante e avionëve në ANP deri në fund të vitit 2032.
Kontrata, të cilën Radio Evropa e Lirë e siguroi nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), përcakton se ajo ka hyrë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të mbetet e vlefshme deri më 31 dhjetor 2032.
Në praktikë, kjo nënkupton zgjatje prej shtatë vjetësh e pozitës ekskluzive të kësaj kompanie në tregun e furnizimit me karburante në ANP - një rol të cilin e mban pa konkurrencë që nga viti 2011.
AAC-ja thekson se miratimi i kërkesës së kompanisë Exfis përbën vazhdim të një vendimi të mëparshëm dhe se ai është bërë pas vlerësimit të të gjitha kërkesave rregullatore në fuqi.
Sipas AAC-së, institucioni nuk është përgjegjës për përzgjedhjen e operatorit, por vetëm për mbikëqyrjen e sigurisë dhe përputhshmërisë rregullatore.
Në përgjigjen dhënë Radios Evropa e Lirë, ajo sqaron se kjo kompetencë është e përcaktuar në kontratën e koncesionimit të aeroportit, të nënshkruar në vitin 2010, sipas së cilës vendimmarrja për përzgjedhjen e operatorëve për shërbimet në tokë i takon operatorit të aeroportit - në këtë rast Limak Kosovo International Airport.
REL-i iu drejtua kompanisë Limak me pyetjen nëse ka pasur ndonjë tender të hapur apo procedurë konkurruese për përzgjedhjen e operatorit që ofron shërbimin e furnizimit me karburante në ANP, por nuk mori përgjigje.
Ngjashëm, nuk u përgjigj as Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Aeroporti i Prishtinës iu dha me koncesion operatorit turk, Limak, për 20 vjet, me obligim investimi deri në 100 milionë euro dhe me kthim prej mbi 39% të të hyrave bruto për shtetin.
Në vitin 2024, afati u zgjat edhe për 20 muaj shtesë nga Qeveria e Kosovës, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19.
Rregullorja kërkon konkurrencë, por tregu mbetet i mbyllurZgjatja e kontratës për Exfis-in justifikohet me rregulloren 04/2011 për qasjen në tregun e shërbimeve në tokë, e plotësuar në vitin 2019.
Por, pikërisht kjo rregullore parasheh që, pasi aeroporti të kalojë pragun prej dy milionë udhëtarësh, ai duhet të operojë me më shumë se një operator ekonomik për ofrimin e shërbimeve.
Sipas të dhënave të AAC-së, gjatë vitit 2025 janë realizuar 14.981 fluturime, ose mesatarisht mbi 41 në ditë, ndërsa numri i udhëtarëve ka kaluar 4.6 milionë.
Rregullorja e ndryshuar lejon edhe kufizimin e numrit të operatorëve, por jo më pak se dy.
AAC-ja konfirmon se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për kufizimin e numrit të furnizuesve.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me masat që mund të ndërmarrë për hapjen e tregut dhe zbatimin e rregullores në fuqi, por nuk mori përgjigje.
Institucionet me përgjegjësi të paqartaMinistri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka deklaruar më 12 mars se Exfis nuk është licencuar nga AAC-ja për këtë shërbim, duke shtuar se përgjegjësia për furnizimin me karburante buron nga kontrata e koncesionit të aeroportit, e nënshkruar në vitin 2010.
Sipas tij, kompania koncesionare Limak Kosovo International Airport e ka për detyrë të sigurojë funksionimin e këtij shërbimi.
“As Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës dhe as Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Kosovës nuk vendosin për këtë çështje. Kjo kompetencë është përcaktuar në kontratën e koncesionimit të aeroportit, të nënshkruar në vitin 2010, ku, sipas asaj kontrate, Limak-u është përgjegjës të sigurojë që gjatë gjithë kohës të ekzistojë shërbimi i furnizimit me karburant në aeroport”, ka shkruar Basha në rrjetet sociale.
Procesi për hapjen e tregut i ndërprerëIsh-drejtori i AAC-së, Eset Berisha, thotë se përpjekjet për të hapur tregun kishin nisur vite më parë, por nuk u finalizuan.
“Disa kompani kishin plotësuar kushtet për certifikim. Ky ishte një hap paraprak për organizimin e tenderit, por pas largimit tim nuk kam informacione se si ka vazhduar procesi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Berisha u shkarkua në vitin 2020, pas rreth një viti në detyrë, nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr edhe atëkohë nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin për shkelje të detyrave profesionale, por vetë Berisha e cilësoi vendimin si politik.
Ndërkohë, asnjë nga kompanitë e derivateve të naftës, të kontaktuara nga REL-i, nuk pranoi të deklarohet publikisht nëse do të hynte në tregun e furnizimit me karburant në aeroport, në rast se ai do të hapej.
Nga AAC-ja konfirmojnë se gjatë viteve të kaluara kanë pranuar aplikime nga kompani të ndryshme të interesuara për të ofruar shërbime të tilla.
Por, sipas saj, këto aplikime nuk kanë rezultuar me aprovime të plota, pasi aplikuesit nuk kanë përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara në kornizën rregullatore në fuqi.
Institucioni shton se kompanitë përkatëse janë njoftuar se mund të riaplikojnë sapo t’i plotësojnë kushtet.
Këto kushte duhet të dëshmojnë përputhje me standardet e sigurisë së aviacionit - nga infrastruktura për magazinim të karburantit deri te stabiliteti financiar i dëshmuar.
Bizneset kërkojnë thyerjen e monopolitPërfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se operatorët e sektorit të derivateve kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për mungesën e konkurrencës në furnizimin me karburante në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ata kërkojnë që institucionet të hapin tregun dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e kompanive të tjera.
Ai vlerëson se monopoli ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në çmimet e biletave.
“Në Kosovë janë së paku tri kompani që mund t’i ofrojnë këto shërbime pa problem dhe janë të gatshme për furnizim. Ka pasur ankesa të vazhdueshme në AKB, por ky është problem politik dhe duhet zgjidhur urgjentisht për të thyer monopolin”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.
Edhe eksperti i aviacionit, Albion Idrizi, e konsideron situatën si monopol de facto.
“Kjo kufizon konkurrencën dhe rrit kostot për linjat ajrore, të cilat më pas reflektohen në çmime më të larta për udhëtarët”, thotë ndërmarrësi në fushën e udhëtimeve dhe turizmit.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore i takon shtetit të Kosovës, i cili nuk e ka adresuar me kohë këtë çështje.
E, Remzi Ejupi, themelues i kompanisë ajrore Eurokoha, nuk ndalet te debati për konkurrencën, por thotë se është i kënaqur me shërbimet ekzistuese.
Ai vlerëson se tregu i Kosovës është i vogël për konkurrencë më të gjerë.
“Kompania është serioze dhe ka eksperiencë në këtë fushë. Konkurrenca është e mirë kur është e mirëfilltë dhe sjell cilësi, por kur është e dobët vetëm e prish tregun”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Tarifat e koncesionit dhe zinxhiri i përfitimevePërfitimet nga struktura aktuale e menaxhimit të ANP-së nuk kufizohen vetëm tek operatori i furnizimit me karburante.
Në këtë skemë përfshihet edhe kompania menaxhuese e aeroportit, Limak, e cila përfiton përmes tarifave të vendosura në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat.
Sipas të dhënave të nxjerra nga dokumentet e AAC-së, nga çdo litër karburant i shitur, 0.10 euro shkojnë në favor të Limak-ut, si tarifë e aplikueshme në kuadër të operimit.
Exfis, ndërkaq, i paguan 0.12 euro për litër Limak-ut, ndonëse në Marrëveshjen e Partneritetit Publiko-Privat parashihet një tarifë prej vetëm 0.02 eurosh për këtë shërbim.
AAC-ja, në vitin 2021, e ka obliguar kompaninë menaxhuese të aeroportit që të mos aplikojë tarifa që nuk janë të miratuara nga autoriteti rregullator i aviacionit.
Pas këtij vendimi, Limak-u e ka paditur AAC-në, por Gjykata Komerciale e ka refuzuar si të pabazuar padinë e tij në vitin 2024.
Nga Gjykata Komerciale konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se rasti ndodhet në procedurë në dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate.
Kompania Exfis nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me tarifën që paguan aktualisht. Përgjigje për këtë çështje nuk dha as AAC-ja.
Ndikimi në kosto dhe çmimet e biletaveEkspertët e aviacionit theksojnë se karburanti mbetet komponenti më i madh i kostos operative të linjave ajrore.
Sipas tyre, çdo rritje prej 10 centësh për litër përkthehet në kosto të konsiderueshme shtesë për çdo fluturim.
Idrizi shpjegon se me një konsum mesatar prej 10.000 deri në 14.000 litra kerozinë për një fluturim vajtje-ardhje, tarifat aktuale mund të rrisin çmimin e biletave me mbi 4 për qind, varësisht nga destinacioni.
Sipas tij, kostoja e lartë e operimit në Prishtinë ka ndikuar në humbjen e konkurrencës rajonale, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve nga Kosova të zgjedhin aeroportet në Tiranë apo Shkup.
Ai thekson se Aeroporti i Tiranës ka rreth 2.5 herë më shumë pasagjerë se Prishtina, ndërsa vlerësohet se rreth dy milionë udhëtarë me origjinë ose destinacion Kosovën fluturojnë nga aeroportet fqinje, për shkak të çmimeve më të favorshme dhe rrjetit më të gjerë të destinacioneve.
Pavarësisht pyetjeve të drejtuara nga Radio Evropa e Lirë, Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka dhënë përgjigje lidhur me masat e mundshme që do të ndërmerren për adresimin e kësaj çështjeje, e cila prek drejtpërdrejt koston e udhëtimit ajror dhe konkurrencën në treg.
“100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
Gjatë më shumë se një muaji armiqësi të ashpra - me sulme të SHBA-së dhe Izraelit në njërën anë dhe kundërpërgjigje të Iranit në anën tjetër - çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standard global i referencës, është rritur deri në gati 50 për qind në kulmet e krizës.
Kjo rritje, e nxitur nga pasiguritë rreth furnizimit global, është reflektuar shpejt në tregjet evropiane të energjisë - deri në Kosovë.
Pa rafineri të veten të naftës, Kosova është tërësisht e varur nga importet dhe, për pasojë, e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj lëkundjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt deri në mes të prillit, çmimet e naftës në vend janë rritur për më shumë se 50 centë për litër.
Në përpjekje për të kontrolluar tregun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar një marzhë maksimale tregtare për derivatet e naftës, duke kufizuar kështu hapësirën e fitimit për shitësit, dhe më pas e ka zëvendësuar atë me çmime tavan.
Por, efekti i kësaj mase mbetet i diskutueshëm, sidomos për bizneset që varen drejtpërdrejt nga importi dhe zinxhirët globalë të furnizimit. Disa prej tyre raportojnë se ajo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar rritjen e kostove të prodhimit.
Në Ferizaj - pjesa juglindore e Kosovës - fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning” është një shembull i drejtpërdrejtë i kësaj trysnie. Brenda pak javësh, kostot e lëndës së parë për të, që importohet nga jashtë, janë rritur në mënyrë drastike.
Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se baza e prodhimit të tyre - granulati plastik - është e lidhur ngushtë me naftën, pasi rrjedh nga përpunimi në rafineri. Si rezultat, çdo lëvizje në çmimin e naftës përkthehet pothuajse menjëherë në rritje të kostove për fabrikën e tij.
“Kryesisht te ne lëndë e parë është thuajse nafta. Granulati ka përmbajtje prej naftës, do të thotë prej rafinerisë, kështu që te ne ka ngritje të çmimeve ekstrem shumë, rreth 100% është ngritja e çmimit”, thotë Gashi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Përveç shtrenjtimit të lëndës së parë, janë rritur edhe kostot e transportit dhe furnizimit, duke e rënduar edhe më tej bilancin e kompanisë. Aktualisht, fabrika e Gashit, me 75 punëtorë dhe me rreth 70 për qind të prodhimit të orientuar për eksport, po operon me stoqe të siguruara më herët, ndërsa furnizimet e reja vijnë me çmime dukshëm më të larta.
“Pak kemi marrë me çmimet e reja, me shpresën që do të rregullohet dhe stabilizohet tregu, sepse me këto çmime nuk e di se si do të jemi konkurrentë në tregjet ndërkombëtare”, thotë Gashi.
Kjo pasiguri nuk ndalet vetëm tek ekpsortet, por gradualisht zhvendoset edhe në tregun e brendshëm, ku bizneset përballen me zgjedhjen mes uljes së fitimit ose rritjes së çmimeve për konsumatorët. Në të dyja rastet, presioni ekonomik përfundon te qytetari.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e konsumit kanë vazhduar të rriten edhe në mars, duke konfirmuar trendin e inflacionit në vend. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, inflacioni mujor arriti në 1.5 për qind krahasuar me shkurtin, ndërsa norma vjetore ishte 6.7 për qind, krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Kjo valë shtrenjtimesh vjen mbi një terren tashmë të lodhur nga inflacioni rekord i fillimit të viteve 2020, që ishte nxitur nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga lufta në Ukrainë.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se çmimet e naftës janë një nga shtytësit kryesorë të inflacionit në vend.
Në një ekonomi si Kosova, e varur pothuajse tërësisht nga tregjet e huaja - me mbi 7 miliardë euro importe dhe më pak se 1 miliard euro eksporte vitin e kaluar, ai thekson se derivatet përbëjnë kosto bazë për çdo biznes, dhe shtrenjtimi i tyre reflektohet drejtpërdrejt në transport, prodhim dhe çmime finale.
Me fjalët e tij, Kosova po importon edhe pasojat e krizës së fundit në Lindjen e Mesme.
“Çmimi i derivateve të naftës nuk është rritur vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe në mbarë botën. Në vendet ku prodhohet lënda e parë, kostot operative ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të saj. Më pas, prodhuesi ynë e blen atë lëndë të parë dhe e importon me çmimin e ri që vendos prodhuesi i atij vendi”, thotë Rafuna për Exposenë.
Sipas tij, sektori më i prekur nga shtrenjtimi i derivateve të naftës është ai i prodhimit. Ai paralajmëron se rritja e kostove e dobëson konkurrueshmërinë e bizneseve vendore përballë importit, duke sjellë rënie të kërkesës për prodhimet vendore dhe, pastaj, rrezik për tkurrje të prodhimit, mbyllje biznesesh dhe humbje të vendeve të punës.
Në këtë kontekst, Rafuna thekson nevojën për ndërhyrje më aktive të Qeverisë, në mbrojtje të prodhimit vendor - çmimet tavan për derivatet e naftës thotë se nuk mjaftojnë.
“Ne kemi kërkuar qysh para një muaji, kur kishte tendencë të rritjes së çmimeve, që të merren masa: ose të ulet norma e akcizës, ose të ulet norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo madje të largohet krejtësisht TVSH-ja. Por, nuk është ndërmarrë asnjë veprim, me arsyetimin se dëmtohet buxheti i shtetit”, thotë Rafuna.
Akciza për derivatet e naftës në Kosovë është 36 centë për litër, ndërsa TVSH-ja llogaritet në 18 për qind të çmimit final.
Në rajon, disa vende kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të zbutur rritjen e çmimeve. Maqedonia e Veriut ka ulur përkohësisht TVSH-në për derivate, ndërsa Serbia ka ulur akcizën dhe ka ndaluar përkohësisht eksportin e tyre, për të siguruar furnizimin e brendshëm dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.
Ndërkohë, edhe ekonomitë e mëdha evropiane, si Gjermania, kanë ndërhyrë duke ulur taksat për naftën dhe benzinën - në disa raste deri në rreth 17 centë për litër, për periudha të kufizuara.
Institucionet qeveritare në Kosovë thonë se ndikimi i rritjes së çmimeve të naftës në inflacion po menaxhohet përmes masave të targetuara dhe ndërhyrjeve të kufizuara në treg.
Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thotë se fokusi është te sektorët më të ndjeshëm, si bujqësia dhe transporti.
Për këto kategori, sipas ministrisë, parashihen mbështetje të drejtpërdrejta, përfshirë rishikimin e skemave të subvencioneve dhe vazhdimin e mbulimit të akcizës për karburantet bujqësore, si praktikë që aplikohet prej vitesh.
Sa u përket konsumatorëve, institucionet po përgatisin një projektligj që synon të krijojë mekanizma ndërhyrjeje në rast të destabilizimit të tregut, përfshirë mundësinë e vendosjes së marzhës së fitimit ose çmimeve tavan për produktet bazë.
“Ky projektligj, aktualisht, është duke u trajtuar si prioritet në Kuvendin e Kosovës - çka reflekton angazhimin institucional për të krijuar një bazë të qëndrueshme ligjore për ndërhyrje të shpejta dhe efektive, në mbrojtje të konsumatorit dhe funksionimit të drejtë të tregut”, thonë nga MINT-i.
Në një prononcim për gazetarët javën e kaluar, ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari Lila, vlerësoi se nuk ka nevojë për masa shtesë, si ulja e akcizës apo heqja e TVSH-së, duke theksuar se rritja e çmimeve nuk ka qenë ekstreme, pavarësisht lëvizjeve në bursat ndërkombëtare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në anën tjetër, doli me një parashikim të zymtë. Institucioni financiar, me seli në Uashington, paralajmëroi se ekonomia globale mund t’i afrohet recesionit, nëse tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdojnë dhe çmimet e energjisë mbeten të larta.
Në raportin “World Economic Outlook” FMN-ja vlerësoi se, në një skenar negativ - me rritje të qëndrueshme të çmimeve të naftës, gazit dhe ushqimeve - rritja globale mund të bjerë nën 2 për qind në vitin 2026.
FMN-ja nuk e përmendi Kosovën në mënyrë të veçantë, por theksoi se ngadalësimi i rritjes dhe rritja e inflacionit pritet të jenë veçanërisht të theksuar në ekonomitë në zhvillim, ku bën pjesë edhe Kosova.
Vendi renditet ndër ekonomitë më të varfra në Evropë kur matet me produktin e brendshëm bruto për kokë banori. Struktura ekonomike e tij vazhdon të mbështetet në importe, remitenca dhe konsum, ndërsa sektori prodhues është relativisht i dobët.
Në këto rrethana, Gashi mbetet në pritje të stabilizimit të tregut - në të kundërtën, paralajmëron shtrenjtim të produkteve të tij nga fundi i prillit.
“Ishalla nuk vazhdon kjo situatë, se nëse vazhdon, bëhet më keq. Nuk e di. Nëse vazhdon, ajo do të vazhdojë për të gjithë... por shpresoj të rregullohet”, thotë ai.
E, siç paralajmërojnë analizat ndërkombëtare, edhe nëse konflikti ndalet shpejt, tregu i energjisë nuk rikthehet menjëherë në normalitet, pasi mungesat në furnizim dhe pasiguria pritet të vazhdojnë me muaj, nëse jo vite.
“Fundi i naftës së lirë nuk do të thotë fund i përdorimit të saj. Do të thotë kosto më e lartë në jetën e përditshme”, shkruan mediumi The Conversation.
Nafta ndez valë të re të shtrenjtimit në Kosovë
Bizneset kineze në Kosovë: Prani në letra, mungesë në terren
Të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 448 biznese me origjinë kineze në Kosovë.
Megjithatë, vetëm 13 prej tyre rezultojnë aktive, ndërsa 396 janë pasive dhe 39 janë shuar.
Kjo tablo ngre pikëpyetje jo vetëm për efektivitetin e këtyre investimeve, por edhe për cilësinë e mbikëqyrjes institucionale në vend.
Shifra të larta, aktivitet i ulëtBizneset me kapital kinez janë përqendruar kryesisht në sektorë si tregtia me shumicë dhe pakicë, gastronomia, akomodimi, industria nxjerrëse (xehetaria dhe gurthyesit), si dhe fusha e informimit dhe komunikimit.
Por, pjesa dërrmuese e tyre mbeten vetëm në regjistra.
Bizneset e kategorizuara si pasive nuk kanë përditësuar të dhënat dhe nuk kanë tërhequr certifikatën me numër unik identifikues - një tregues që, sipas njohësve të ekonomisë, ngre dyshime për funksionimin real të tyre.
Numri më i madh i regjistrimeve është shënuar në periudhën 2004-2009.
Pas kësaj kohe, interesi ka rënë ndjeshëm, ndërsa nga viti 2011 e këndej janë regjistruar mesatarisht vetëm deri në tri biznese kineze në vit.
Biznese “aktive” që mezi gjendenNjë verifikim i Radios Evropa e Lirë në terren nxjerr në pah një realitet edhe më të zbehtë.
Nga 13 bizneset e deklaruara si aktive, dhjetë rezultuan të paqasshme në telefon.
Vetëm tri prej tyre konfirmuan se operojnë: një restorant në Prishtinë, një biznes për shitjen e pajisjeve teknologjike dhe një kompani në sektorin e gurthyesit.
Vetë përfaqësuesit e këtyre bizneseve, duke folur në kushte anonimiteti, theksojnë se bashkëpunimi me aksionarë kinezë nuk është pjesë e ndonjë strategjie të gjerë investimi, por se lidhet me iniciativa individuale.
Një bashkëpronar restoranti thotë se ideja për biznesin erdhi pas njohjes me një aksionar kinez në Norvegji, me synimin për të sjellë kuzhinën aziatike në Kosovë.
Një aksionar në sektorin e teknologjisë tregon se kishte bindur një investitor kinez të bëhej ortak pas vizitave në Kinë.
Në Rahovec, ndërkaq, pritet të nisë operimin një kompani për nxjerrjen e gurit si lëndë e parë për mermer, me destinacion eksporti drejt Kinës - një nga rastet e rralla me orientim të qartë tregtar.
Mes interesit ekonomik dhe ndikimit strategjikPavarësisht aktivitetit të kufizuar, ekspertët paralajmërojnë se prania kineze nuk duhet parë vetëm përmes shifrave aktuale.
Në nivel global, Kina ka ndërtuar një strategji të zgjerimit ekonomik përmes investimeve në infrastrukturë, energji dhe tregje të reja, veçanërisht përmes nismave si “Brezi dhe Rruga”.
Sipas ekspertëve, Kina, përmes investimeve të këtij lloji, synon jo vetëm përfitime tregtare, por edhe shtrirjen e ndikimit të saj politik dhe strategjik.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, vlerëson se diferenca e madhe mes bizneseve të regjistruara kineze në Kosovë dhe atyre aktive, ngre shqetësime.
“Do të ishte e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të kryejnë analiza më të thelluara, jo vetëm për transparencë, por edhe për të kuptuar nëse kemi investime reale apo vetëm prezencë statistikore”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.
Nga ana tjetër, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e sheh interesin e Kinës në rajon si pjesë të një strategjie më të gjerë.
Sipas tij, Ballkani Perëndimor shihet si një hapësirë e rëndësishme për zgjerim ekonomik drejt Evropës, ku investimet në energji dhe infrastrukturë shoqërohen me diplomaci ekonomike.
“Kina po investon në rajon në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës dhe këto aktivitete tregojnë se bëhet fjalë për një qasje të koordinuar, që kombinon biznesin me diplomacinë ekonomike”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Në këtë kontekst, Serbia përbën shembullin më të qartë të thellimit të ndikimit kinez, jo vetëm në ekonomi, por edhe në fusha si kultura, media dhe arsimi.
Sa u kushtoi serbëve autostrada me Malin e Zi?
Ndryshe nga Serbia, Kosova mbetet jashtë këtyre zhvillimeve, kryesisht për shkak të pozicionit të saj politik properëndimor.
Megjithatë, Mulaj vëren se edhe në Kosovë ka sinjale të një qasjeje të tillë, duke përmendur lehtësimin e procedurave për pajisje me viza për në Kinë përmes Zyrës ndërlidhëse kineze në Prishtinë.
Pa marrëdhënie diplomatikeKosova dhe Kina nuk kanë marrëdhënie diplomatike, pasi Pekini nuk e njeh pavarësinë e saj dhe mbështet, siç thotë, integritetin territorial të Serbisë.
Kina operon në Kosovë përmes një zyre ndërlidhëse që funksionon nën Ambasadën e saj në Beograd.
As Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe as Zyra ndërlidhëse kineze nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me verifikimin dhe kontrollimin e bizneseve kineze, apo numrin e aplikimeve për viza kineze, që dorëzohen nga qytetarët e Kosovës për udhëtime në Kinë, dhe numrin e qytetarëve kinezë që vizitojnë Kosovën.
Orientimi perëndimor dhe dilemat strategjikeKosova mbetet e orientuar qartë drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky orientim është i lidhur ngushtë me aspiratat për integrim euroatlantik dhe me mbështetjen politike dhe të sigurisë që vendi ka marrë nga Perëndimi që nga paslufta.
Sipas Mulajt, orientimi i tillë duhet të reflektohet edhe në përzgjedhjen e partnerëve ekonomikë, veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura dhe telekomunikacioni.
“Në këta sektorë, zgjedhja e partnerëve duhet të bëhet me analizë afatgjatë, duke balancuar përfitimet ekonomike me sigurinë kombëtare dhe orientimin strategjik të shtetit”, vlerëson ai.
Edhe Mehmeti thekson nevojën për forcimin e diplomacisë ekonomike, duke argumentuar se Kosova nuk po arrin të tërheqë investime cilësore dhe afatgjata nga partnerët perëndimorë.
“Në praktikë, diplomacia ekonomike ose mungon, ose nuk funksionon në mënyrë efektive”, vlerëson ai.
Një raport i pabalancuar tregtarPërtej investimeve direkte, marrëdhënia ekonomike Kosovë-Kinë dominohet nga një debalancë e theksuar tregtare.
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro në ditë për import nga Kina - nga lodrat dhe pajisjet elektroshtëpiake deri te produktet ushqimore.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi nga Kina është rritur nga 452 milionë euro në vitin 2021 në rreth 920 milionë euro në vitin 2024.
Në anën tjetër, eksportet e Kosovës drejt Kinës mbeten minimale - më pak se një milion euro në vit - duke e thelluar ndjeshëm deficitin tregtar dhe duke reflektuar një marrëdhënie ekonomike të pabarabartë.
Nga pista të fluturimit në deponi mbeturinash
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Rritja e vazhdueshme e çmimit të derivateve të naftës, si pasojë e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, po ndikon zinxhirin e çmimeve në të gjithë ekonominë e Kosovës, duke e bërë të papërballueshme koston për qytetarët dhe bizneset. Çfarë rekomandojnë ekspertët për zbutjen e krizës?
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.
Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!
Dëgjojeni këtë newsletter:
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit global me produkte të naftës, dhe i ka rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve kudo në botë.
Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri dizel në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.
Shtrenjtimi pothuajse i përditshëm i karburanteve në Kosovë, që ka rritur koston e jetesës dhe u ka shkaktuar bizneseve vështirësi në operim, ka bërë që vëmendja tani të drejtohet nga rezervat shtetërore të naftës.
Por, sasia që Kosova e mban rezervë llogaritet se mjafton vetëm për rreth pesë ditë të konsumit.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se institucionet duhet ta lëshojnë atë në treg.
“Shteti duhet të lëvizë, të lëvizë me aq sa ka, dhe të jetë transparent. Rezervat e shtetit kanë këtë sasi, kaq ditë mund t’i mbulojmë nevojat, dhe mbaroi puna”, thotë Shaban Halimi, ish-drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Si mund të shfrytëzohen rezervat e naftës?Në bazë të Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, shteti blen produkte esenciale: ushqime, barna dhe naftë.
Këto produkte mund të përdoren në rast të çrregullimit të tregut, luftërave dhe katastrofave natyrore.
Megjithatë, Halimi thotë se nëse rezervat përdoren në mënyrë të kufizuar dhe të orientuar, në mënyrë të duhur, shfrytëzimi i tyre mund të zgjatet deri në 10 ditë.
“Qeveria mund t’i reduktojë, vetëm për institucionet shtetërore, shëndetësore, industrinë, ekonominë, autobusët, dhe të tjerët jo”, pohon ai.
Vendndodhja e këtyre produkteve, sipas ligjit, mbetet sekret shtetëror, por ajo që dihet është se kontraktohen operatorët ekonomikë privatë për ruajtje, të cilët po ashtu mbikëqyren vazhdimisht.
MINTI-ja nuk ka dhënë përgjigje lidhur me sasinë e rezervave shtetërore të naftës, as nëse planifikohet aktivizimi i tyre në situatën aktuale.
Masat e Qeverisë dhe kërkesa për hapa të tjerëDeri më tash, MINTI-ja ka caktuar vetëm fitimin maksimal të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.
Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Por, kjo masë po duket e pamjaftueshme. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, subjektet ekonomike dhe partitë opozitare kanë kërkuar që Qeveria të ulë tatimin e akcizës dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pasi rritja e çmimit të derivateve të naftës po ndikon edhe në çmimet tjera.
Ulja e tatimeve – akciza prej 0.36 euro dhe TVSH-ja prej 18 për qind të shumës së produktit – do ta lehtësonte barrën ndaj bizneseve dhe qytetarëve, thonë ata.
Megjithatë, Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, pohon për Radion Evropa e Lirë se në Qeveri “nuk e kanë parë të arsyeshme të ulin akcizën dhe TVSH-në”.
Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari Lila, tha së voni se “TVSH-ja nuk ka qenë opsion, për shkak se është shumë problem të përcillet”.
Kosova e varur nga importi i naftësKosova nuk ka rafineri të veten të naftës, dhe furnizohet tërësisht nga importet.
Nga muaji janar e deri më 23 mars të këtij viti, vendi importoi rreth 130 milionë euro naftë dhe benzinë. Të hyrat e shtetit nga akciza janë rreth 66 milionë euro, kurse nga TVSH-ja mbi 30 milionë.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, janë importuar rreth 530 milionë euro naftë dhe benzinë.
Për këto derivate, rreth 350 milionë euro janë tatim për akcizën, dhe mbi 157 milionë euro për TVSH-në.
Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.
Kjo varësi strukturore e bën tregun e Kosovës jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve globale.
Derisa në Kosovë ende nuk ka ndonjë vendim nga institucionet për masa lehtësuese, shtetet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për frenimin e rritjes së çmimeve në pompat e karburanteve.
Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).
Për fund, ju rekomandojmë t'i shikoni disa materiale të përzgjedhura që i kemi publikuar ditëve të fundit:
Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse12 aerodromet e braktisura të KosovësKeqllogaritja që mund ta destabilizojë BallkaninKeni diçka për të na thënë? Duam t’ju dëgjojmë. Na shkruani në evropaelire@rferl.org.
12 aerodromet e braktisura të Kosovës
Bizneset numërojnë humbjet derisa liberalizimi i tregut të energjisë zgjerohet
Me rreth 75 punëtorë dhe një pjesë të prodhimit të destinuar për eksport, kompania përfaqëson llojin e ndërmarrjeve prodhuese që janë shtyllë e sektorit privat në vend.
Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se gjatë vitit të fundit, eksporti i produkteve të kompanisë ka rënë deri në 30 për qind - kryesisht për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.
“Nëse vazhdon kështu, do të detyrohem që shpejt ta zvogëloj edhe numrin e punëtorëve”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se kompania nuk po arrin të lidhë kontrata të reja me klientë vendorë dhe ndërkombëtarë, për shkak të “rritjes mbi 100 për qind të kostos së energjisë elektrike”.
Rasti i kësaj kompanie është vetëm një shembull i një debati më të gjerë që po zhvillohet në Kosovë për liberalizimin e tregut të energjisë dhe ndikimit të tij në bizneset vendase.
“Unë kam kërkuar që të largohem nga ky treg, por pa sukses”, thotë Gashi, duke këmbëngulur se ka më pak fitim.
Nga vendimi i parë te sfidat e vazhdueshmeLiberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë filloi në mes të vitit të kaluar me një vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Në treg të hapur do të kalonin të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që do të thotë se ato nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga shteti, por do të blejnë energji sipas ofertave të kompanive private të licencuara për tregtim.
Aktualisht janë të licencuara 30 syresh, ndërsa një është në proces të licencimit.
Faza e parë e liberalizimit përfshiu rreth 1.300 kompani që konsumojnë 37% të energjisë totale në vend.
Ky vendim, atëkohë, u kundërshtua nga shumë biznese, të cilat paralajmëruan për rritje dramatike të faturave dhe kërkuan shtyrje për një vit, derisa tregu të përgatitej, por kjo nuk ndodhi.
Nisur nga 1 prilli, sipas Operatorit për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), në treg të hapur do të dalin edhe 115 kompani të tjera.
“Ato nuk do të mund të furnizohen më me tarifa të rregulluara. Rrjedhimisht, do ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.
Autoritetet e Kosovës e paraqesin këtë reformë si pjesë të modernizimit të sektorit energjetik dhe përafrimit me rregullat e tregut evropian të energjisë.
Por, njohës të kësaj fushe thonë se institucionet duhet të bëjnë analiza të detajuara për të vlerësuar përfitimet dhe humbjet nga ky ndryshim.
Debati për kriteret dhe listën e bizneseveAdhurim Haxhimusa, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Grisons të Zvicrës, thotë se bizneset që nuk i plotësojnë më kriteret - për shkak të uljes së qarkullimit apo zvogëlimit të numrit të punëtorëve - duhet të largohen nga lista.
“Ashtu si bizneset që e kanë kaluar këtë prag dhe do të përfshihen në listë, edhe ato që kanë hyrë vitin e kaluar, por që tani nuk i plotësojnë më kriteret, duhet të largohen. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me përditësimin e kësaj liste, në mënyrë që të sigurohet trajtim i barabartë dhe i drejtë për të gjitha ndërmarrjet”, thotë Haxhimusa për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës shpesh i zbatojnë disa ligje jo se janë krijuar kushtet për zbatimin e tyre, apo se shoqëria përfiton drejtpërdrejt, por se ato burojnë nga obligimet që vendi ka ndaj marrëveshjeve me Bashkimin Evropian.
“Mungon një analizë e mirëfilltë për ndikimin në performancën e bizneseve, përfshirë aspekte si pjesëmarrja e grave dhe komuniteteve, niveli i prodhimit, eksporti dhe ekspozimi ndaj konkurrencës nga prodhuesit jashtë vendit etj.”, thotë ai.
Nga komuniteti i biznesit, shqetësimet janë konkrete: çmimet e larta të energjisë kanë ulur performancën e disa bizneseve.
Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka raportuar se çmimi i megavatit ka shkuar nga 75 euro në 190 euro.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ZRRE-ja, fillimisht, duhet të sqarojë se çfarë ndodh me bizneset që, për shkak të tarifave të larta të energjisë, këtë vit kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim dhe më pak se 50 punëtorë.
“Këtë pyetje ia kemi bërë ZRRE-së, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë dhe shton se OEK-u është duke përgatitur tashmë edhe një analizë për humbjet që kanë pësuar bizneset nga liberalizimi i tregut energjetik.
ZRRE-ja nuk iu përgjigj as pyetjes së REL-it se çfarë do të ndodhë me bizneset që vitin e kaluar kanë hyrë në tregun e hapur dhe sivjet nuk i plotësojnë kushtet.
Megjithatë, përmes një sqarimi publik, institucioni bëri të ditur se “konsumatorët që tashmë furnizohen në tregun e hapur, do të vazhdojnë të mbeten në treg, pa asnjë ndryshim në statusin e tyre”.
Pasojat për ekonominëKushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK), thotë se faza e dytë e kalimit në treg të hapur të energjisë po zhvillohet në heshtje - pa i adresuar “dëmet e fazës së parë”.
“Dëmet tashmë janë evidente. Disa biznese kanë ndërprerë investimet e planifikuara, pasi mjetet e dedikuara janë përdorur për të paguar faturat e energjisë. Disa kanë ulur prodhimin dhe kanë zvogëluar numrin e punëtorëve, ndërsa në disa raste kompanitë kanë përfunduar edhe në gjykatë, për shkak të pamundësisë për të përmbushur me kohë porositë e kontraktuara me partnerët”, shpjegon Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.
Efektet e këtyre ndryshimeve nuk janë vetëm lokale, sipas ekspertëve.
Kosova, me një deficit tregtar të lartë - eksportet rreth 942 milionë euro dhe importet mbi 7 miliardë euro - rrezikon konkurrueshmërinë e industrisë së saj në rajon dhe në tregjet ndërkombëtare, nëse kostot e larta të energjisë vazhdojnë të ngadalësojnë prodhimin dhe të minojnë eksportet.
Përveç bizneseve të mëdha, liberalizimi i tregut të energjisë pritet të përfshijë gradualisht edhe kompanitë më të vogla, duke ndryshuar statusin e tyre nga konsumatorë me të drejtë shërbimi universal në konsumatorë me çmim të parregulluar.
Një proces i ngjashëm është zhvilluar në Shqipëri që nga viti 2018. Fillimisht, në treg të hapur kanë dalë bizneset e lidhura në tension prej 35 kilovatesh (kW), më pas ato në 20 kW dhe së fundmi në 10 kW.
Liberalizimi i tregut të energjisë në Ballkanin Perëndimor është ende në zhvillim, ndërsa në Bashkimin Evropian ka nisur që nga fundi i viteve ’90, me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit dhe zgjedhjes për konsumatorët.
Për Kosovën, ky proces është edhe pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë (2005), që obligon vendet e rajonit të harmonizojnë legjislacionin dhe të zbatojnë hapjen graduale të tregjeve.
Megjithatë, për shumë kompani vendase, si “Cadi Cleaning”, sfidë kryesore mbetet se si të përshtaten me këtë tranzicion energjetik - në kohën kur inflacioni vazhdon të rritet - pa rrezikuar prodhimin, eksportet dhe vendet e punës.
Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës këtë javë, çmimet e konsumit janë rritur për 6% në shkurt të këtij viti krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Deri në fund të këtij muaji pritet të publikohen tarifat e reja të energjisë elektrike edhe për konsumatorët privatë.
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?
Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe për bllokadën serbe
Ata paguajnë edhe për pasojat e një bllokade politike, për tensionet me fqinjët dhe për dobësitë e një sistemi energjetik që nuk arrin t’i mbulojë nevojat bazë të vendit.
Që nga viti 2020, kur Serbia bllokoi linjën e transmisionit me Kosovën, u kufizuan rrugët më të shkurtra dhe më të lira për importimin e energjisë, duke e detyruar vendin të përdorë alternativa më të kushtueshme.
Si rezultat, kostot shtesë u reflektuan drejtpërdrejt edhe në faturat e energjisë për qytetarët dhe bizneset.
Me shpalljen e tarifave të reja vjetore, që pritet të bëhet deri në fund të muajit të ardhshëm, pasiguria vazhdon të mbetet e lartë, pasi nuk përjashtohet mundësia e një tjetër rritjeje të çmimit të energjisë elektrike.
Shpresë për ndryshim ka, pasi Serbia është obliguar që deri më 1 korrik të lejojë tregtimin e energjisë me Kosovën, por mbetet e paqartë nëse ky vendim do të zbatohet në praktikë.
Pse Kosova importon energji?Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk mjafton për të përballuar kërkesën e konsumatorëve për energji elektrike, sidomos gjatë dimrit.
Termocentralet me qymyr janë të vjetra dhe shpesh ndalojnë së punuari, për shkak të prishjeve dhe mirëmbajtjes, ndërsa prodhimi nga burimet e ripërtëritshme mbetet i vogël.
Vetëm nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, Kosova shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të energjisë nga jashtë.
Çmimet e transportit arritën në nivele astronomike - deri në 800 euro për MWh në ditë të caktuara gjatë vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Ekonomisë.
Autoritetet e konsiderojnë bllokimin e linjës së transmisionit nga Serbia si faktorin kryesor që rrit kostot e importit dhe të transportit.
Për një vend me rreth 1.5 milion banorë dhe një ekonomi në zhvillim, këto kosto përbëjnë një barrë të konsiderueshme financiare, pasi rritja e shpenzimeve për energji ndikon jo vetëm në buxhetin e shtetit, por edhe në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët.
“Si pasojë e bllokadës nga ana e Serbisë, deri në 600 MW kapacitet transmisioni në kufirin Kosovë-Serbi nuk shfrytëzohet për shkëmbime komerciale - çfarë ushtron presion të vazhdueshëm mbi linjat e tjera ndërkufitare”, thonë nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.
Origjina e bllokadësProblemi filloi në dhjetor të vitit 2020, kur Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) filloi të operojë në mënyrë të pavarur.
Kosova doli nga blloku rregullues me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe u bashkua me Shqipërinë, duke aktivizuar linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, e njohur si “Autostrada energjetike Kosovë-Shqipëri”.
Që nga ajo kohë, Serbia bllokoi linjat e transmisionit të energjisë në Kosovë, dhe vendi u detyrua të tregtonte përmes kufijve me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, ky devijim “politik” i ka kushtuar Kosovës miliona euro në vit - konkretisht rreth 150 milionë vetëm në vitin 2024.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj të plotë në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë sektorin energjetik.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, dy vendet arritën Marrëveshje për Energjinë në vitet 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor 2022 miratuan edhe Udhërrëfyesin për zbatimin e tyre. Por, si shumë të tjera, as ato nuk u zbatuan kurrë plotësisht.
KOSTT-i konfirmon se Elektro-ekonomia e Serbisë (EMS) nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për tregtim të kapaciteteve me Kosovën.
“Që nga ajo periudhë [2020] e deri më sot nuk ka pasur dhe vazhdon të mos ketë tregti komerciale të energjisë elektrike në kufirin me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it për Radion Evropa e Lirë.
REL-i kërkoi qëndrim nga operatori serb, EMS, lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.
Pasojat në tregun energjetikMosalokimi i kapaciteteve në kufirin Kosovë-Serbi ka kufizuar konkurrencën, ka zvogëluar rrugët alternative për import dhe ka rritur kërkesën dhe çmimet në kufijtë e tjerë.
Ministria e Ekonomisë thotë se ky është një faktor që ka ndikuar pjesërisht në rritjen e tarifave për konsumatorët, të cilat vitin e kaluar u shtrenjtuan për rreth 16%.
Muajin e kaluar, tre operatorët energjetikë në Kosovë kërkuan rritjen e tarifave të energjisë elektrike edhe për këtë vit.
Eksperti i çështjeve energjetike, Nebih Zariqi, shpjegon për Radion Evropa e Lirë:
“Është si me rrugët tokësore - kur rruga më e shkurtër është e bllokuar, duhet përdorur rrugë më të gjata - gjë që rrit automatikisht koston e transportit. Tregtarët mund të manipulojnë edhe me çmimet për MWh”.
Megjithatë, as KOSTT-i dhe as Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk kanë publikuar shifra për vlerën totale të paguar për këto linja transmetimi gjatë pesë vjetëve të fundit.
Përpjekjet për zgjidhjeKOSTT e ka ngritur këtë problem në nivel rajonal dhe evropian, duke hapur rast në Komunitetin e Energjisë.
Dhjetorin e kaluar, Kosova mori kryesimin e kësaj organizate ndërkombëtare, qëllim i së cilës është ta mbështesë rrugën e vendeve anëtare të saj drejt anëtarësimit në BE, përmes zbatimit të ligjeve energjetike të BE-së.
Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë vendosi atëkohë që Serbia duhet të lejojë tregtimin e energjisë me Kosovën më së largu deri më 1 korrik 2026.
“Ky bllokim, i cili ka vazhduar për më shumë se pesë vjet, ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta negative në funksionimin e sistemit energjetik të Kosovës, duke rritur ngarkesën e rrjetit dhe kostot e transmisionit përmes linjave alternative me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Shqipërisë”, tha ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, dhjetorin e kaluar.
Ministria e saj zotohet se do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij vendimi.
Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga operatori serb, EMS, ose nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë lidhur me masat që do të ndërmerren nëse linjat nuk hapen në afatin e caktuar.
Nëse bllokada vazhdon, Kosova do të mbetet e detyruar të importojë energji përmes rrugëve më të gjata dhe më të shtrenjta, duke rritur më tej kostot për qytetarët dhe ekonominë.
Në afat të gjatë, kjo situatë mund të ndikojë edhe në sigurinë energjetike të vendit dhe në aftësinë e tij për të tërhequr investime.
Mes bunarëve dhe kazanëve, Kosova ëndërron ekonominë moderne
Me 1.5 milion banorë dhe me një popullsi të re, Kosova ka parë zhvillim ekonomik në vitet e fundit, i cili është reflektuar në dyfishimin e prodhimit të brendshëm bruto brenda një dekade, si dhe në rritjen e punësimit dhe të investimeve.
Osmani, në fjalimin e saj në Samitin e Qeverive Botërore, që u mbajt në fillim të këtij muaji në Dubai, e përshkroi këtë rrugëtim si një transformim të jashtëzakonshëm nga një vend i shkatërruar nga lufta, dhe tha se Kosova tani është gati për “ekonominë e gjeneratës së ardhshme” - e hapur për bashkëpunim dhe e përkushtuar ndaj inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
“Suksesi ekonomik i çdo vendi varet kryesisht nga kapitali i tij njerëzor. Nga perspektiva e Kosovës, rritja e ekonomisë së gjeneratës së ardhshme mbështetet në tri shtylla që forcojnë njëra-tjetrën: njerëz të fuqizuar, institucione të forta dhe sektor privat dinamik”, tha Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi gjithashtu se, gjatë mandatit të ri qeverisës, transformimi digjital i vendit nuk do të mbetet thjesht slogan, por do të shërbejë edhe si motor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ai paralajmëroi mbështetje të re për të nxitur investimet dhe për të forcuar sektorin prodhues në vend.
“Përgjatë katër vjetëve në vazhdim, do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët. Pra, do të vëmë në dispozicion 1 miliard euro garanci sovrane, të cilat shërbejnë si hipotekë për të garantuar investimet private në fabrika dhe në prodhim”, tha Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar më 11 shkurt.
Në terren, realiteti mbetet ende larg këtyre ambicieve të deklaruara. Institucionet shpesh nuk arrijnë të mbajnë hapin as me sfidat e ekonomisë tradicionale, duke i lënë bizneset të përballen me çmime të larta të energjisë, mungesë infrastrukture dhe pengesa të tjera operative.
Kujtim Gjevori mbikëqyr çdo ditë linjat e prodhimit në fabrikën e tij të qeseve të najlonit, në Parkun e Biznesit në Drenas, ku rreth 100 punëtorë varen nga stabiliteti i këtij biznesi. Por, në vend që të fokusohet në zgjerim e rritje, ai thotë se gjithnjë e më shumë energji dhe burime i shkojnë për të përballuar kostot e larta të rrymës dhe problemet bazike infrastrukturore.
Kalimi i Kosovës në tregun e hapur të energjisë i ka rritur ndjeshëm shpenzimet e kompanisë së tij, duke e detyruar t’i shtyjë planet për investime për së paku dy vjet.
Për Gjevorin, kjo nuk është vetëm çështje biznesi, por një zinxhir mundësish të humbura - prodhim që nuk është rritur, vende pune që nuk janë hapur dhe eksporte që kanë mbetur vetëm në plan.
“Ne e dimë që Evropa ka një treg të liberalizuar të energjisë elektrike. Por, le ta shohim me numra: më parë, ne e paguanim energjinë elektrike 80 euro për megavat, ndërsa Evropa 110 euro. Sot, ne paguajmë 280 euro, ndërsa Evropa vazhdon të paguajë 110-120 euro. Kjo paraqet një sinjal të qartë paralajmërues për investitorët e huaj”, thotë Gjevori për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Vitin e kaluar, bizneset e mëdha në Kosovë kaluan në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, ku çmimet nuk vendosen më nga shteti, por nga oferta dhe kërkesa. Ky vendim u kundërshtua nga shumë kompani, të cilat paralajmëruan për rritje dramatike të faturave dhe kërkuan shtyrje për një vit, derisa tregu të përgatitej, por kjo nuk ndodhi.
Gjevori thotë se sfidat, përveçse me çmimin e lartë të energjisë, lidhen edhe me ndërprerjet e shpeshta të rrymës. Problemet infrastrukturore shtrihen, pastaj, edhe te furnizimi me ujë, pasi kyçjet ilegale në rrjet shkaktojnë ndërprerje që i lënë bizneset pa furnizim. Për rrjedhojë, kompania e Gjevorit është detyruar të improvizojë zgjidhje.
“Ne kemi marrë kazanë, i kemi mbushur, i kemi rimbushur... Pastaj kemi ndërtuar edhe bunar personal, të cilin e shfrytëzojmë kur ndalet uji”, thotë Gjevori.
Ujë dhe rrymë pamjaftueshëm, por edhe fuqi punëtore e papërgatitur, sipas Mejdi Bektashit. Eksperti i ekonomisë thotë se ky kombinim e bën të pamundur që Kosova të kapë hapin shpejt me ekonomitë e teknologjisë së lartë.
“Viteve të fundit, në testimet e ndryshme që i bëjnë organizatat kredibile ndërkombëtare si PISA, ne kemi rënë thuajse në fund të listës botërore. Është shumë problem që me këtë përgatitje, ose me investime thuajse minimale në sektorin e arsimit, ne të nxjerrim kuadro për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë informative”, thotë Bektashi.
Në fakt, sektori i teknologjisë informative në Kosovë është një nga pak fushat me bilanc tregtar pozitiv: eksportet e shërbimeve TIK arritën mbi 185 milionë euro vitin e kaluar, ndërsa importet ishin rreth 45 milionë.
Por, edhe sipas Arian Zekës, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ky sukses mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton gjendjen e përgjithshme të ekonomisë.
Viteve të fundit, rritja ekonomike në Kosovë ishte relativisht e qëndrueshme - midis 3 dhe 4 për qind, por Zeka thotë se ky ritëm nuk është i mjaftueshëm për të mbështetur ambiciet për transformim digjital dhe zhvillim të industrive të avancuara.
Ai shton se këtij potenciali i kundërvihen edhe faktorë të jashtëm, si marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, por edhe paqëndrueshmëria e brendshme politike, siç u pa gjatë vitit të kaluar.
“Unë, personalisht, di një rast nga viti i kaluar, kur një konsorcium vendor e ndërkombëtar në fushën e energjisë ka vendosur ta zhvendosë investimin në Shqipëri, në pamundësi që kërkesa e tij të trajtohej me pak më shumë seriozitet nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thotë Zeka për Exposenë.
Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ngre të njëjtin shqetësim për paqëndrueshmërinë politike dhe institucionale.
“Unë nuk besoj se ndonjë investitor i huaj do të investonte kapitalin e tij në një vend ku kemi lëshime apo jostabilitet institucional. Për të investuar këto kompani në teknologji të larta dhe inteligjencë artificiale, nevojiten subvencione që duhet t’i ofrojë shteti i Kosovës, duke nisur nga ulja e taksave, sigurimi i lokacionit e lehtësira të ndryshme fiskale”, thotë Bektashi.
Gjatë dekadës së fundit, investimet e huaja direkte në Kosovë janë më shumë se dyfishuar, duke kaluar 800 milionë euro në vit. Por, sipas ekspertëve, pjesa më e madhe vjen nga diaspora dhe përqendrohet në patundshmëri - një sektor që ka ndikim të kufizuar në zhvillimin ekonomik, thonë ata, pasi nuk krijon vende të qëndrueshme pune.
Për të nxitur punësimin dhe për të përmirësuar mirëqenien, autoritetet kanë ndarë në disa raste subvencione, ose kanë krijuar platforma si “Superpuna”, përmes së cilës subvencionojnë pagën minimale të punonjësve për gjashtë muaj.
Ndër vite, shkalla e papunësisë ka rënë nga mbi 32 për qind më 2015 në rreth 10 për qind vitin e kaluar, por ekspertët paralajmërojnë se vetëm një rritje ekonomike dyshifrore - e mbështetur nga investimet e huaja në prodhim - mund të përkthehet në përmirësim real të mirëqenies së qytetarëve.
Bektashi thotë se për të çuar ekonominë përpara, Kosova duhet të krijojë fillimisht kushte më të sigurta për bizneset, dhe merr shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Shteti [në Maqedoninë e Veriut] ofron gjithë infrastrukturën. Investitorëve të huaj u jepen lehtësira të shumta duke filluar nga lirimi i pagesës së taksave të ndryshme për periudha 3-5 vjeçare; u ofrohet edhe 24h orë energji elektrike me çmime të subvencionuara. E, e njëjta po ndodh edhe në Shqipëri”, shpjegon Bektashi.
Për Zekën, tërheqja e investimeve të huaja kërkon koordinim të përpjekjeve mes qeverisë dhe aktorëve ekonomikë, si dhe hartimin e një strategjie të qartë zhvillimore që mbështetet në potencialet reale dhe shoqërohet me reforma ligjore.
“Le ta largojë nga mendja secili përfaqësues i cilitdo institucion të vendit se një deklaratë e tij në cilindo forum ndërkombëtar do të ketë peshë vendimtare para një investitori të huaj. Sepse, investitorët gjithmonë kanë tendencë të ndalen edhe tek asociacionet e bizneseve, që përfaqësojnë interesat komerciale, për të folur edhe një herë, për të matur edhe një herë edhe peshën, edhe saktësinë e atyre informative”, thotë Zeka.
Një shembull konkret i suksesit në ekonomi digjitale në Evropë është Estonia, vend me 1.3 milion banorë, në veri të kontinentit. Sipas Bankës Botërore, ky progres erdhi si rezultat i investimeve të hershme në arsim, digjitalizimit të shërbimeve publike dhe krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset dhe investitorët.
Raporti i Komisionit Evropian “Dekada Digjitale e Estonisë 2024” tregon se ky vend kryeson në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe ka një përqindje të lartë specialistësh të teknologjisë informative, që e bëjnë atë një model suksesi.
E, derisa Kosova të arrijë të kapë ritmin, Gjevori dhe prodhuesit e tjerë kosovarë mbeten të detyruar të gjejnë zgjidhje të improvizuara për problemet bazike - nga bunari te gjeneratorët e rrymës - ndërsa investitorët e huaj qëndrojnë në pritje.
Kosova synon ekonominë e së ardhmes, por ngec në të tashmen
Gratë dhe trashëgimia: Ligji thotë po, por tradita vazhdon të thotë jo edhe për të rinjtë
“Jo, nuk e kam kërkuar dhe as që e kërkoj”, thotë ajo e qetë. “Pasuria i takon vëllait. Unë dhe motrat jemi të martuara, kemi shtëpi. Kjo mjafton”.
Hana - identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë - ka tri motra dhe një vëlla.
Prona e prindërve të tyre përfshin një shtëpi me rreth 20 ar tokë në periferi të Prishtinës dhe katër hektarë tokë bujqësore në një fshat të rajonit.
Ligjërisht, ajo ka të drejtë në një pjesë të barabartë, por, në realitet, as që e mendon hisen.
Teka flet për REL-in, madje, heziton edhe të identifikohet, jo për shkak të ligjit, por të familjes.
“Nëse vëllai e kupton se po flas për këtë çështje, ndihet keq”, thotë Hana.
Ajo e pranon se prona është siguri - por një siguri që ka mësuar ta shohë si diçka që nuk i përket.
“Nëse vëllai do të ma jepte vullnetarisht pjesën që më takon, do ta pranoja, sepse prona është siguri financiare, por ndryshe jo”, thotë ajo.
Rasti i Hanës nuk është përjashtim, por gati se rregull, madje edhe te brezi më i ri.
Kur trashëgimia është tabuNë Kosovë, shumë gra nuk i gëzojnë të drejtat pronësore, jo për shkak të mungesës së ligjit, por për shkak të mentalitetit.
Tradita ende e sheh pronën familjare si trashëgimi të djemve.
Gjatë raportimit, Radio Evropa e Lirë ka hasur shpesh në refuzimin e grave për të folur për këtë temë.
Arsyeja është e njëjtë: trashëgimia nuk diskutohet në familje.
Sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në Prishtinë, të publikuar në shtator të vitit të kaluar, rreth 45 për qind e grave që përfshihen në procese gjyqësore, heqin dorë nga trashëgimia.
Tërheqja shpesh paraqitet si “vullnetare”, por në realitet është rezultat i presionit shoqëror, frikës nga prishja e marrëdhënieve familjare dhe normave tradicionale që nuk i trajtojnë gratë dhe burrat si të barabartë.
Raporti bazohet në monitorimin e 60 kontesteve pronësore në gjashtë gjykata themelore të Kosovës, që përfshijnë gra dhe komunitete joshumicë.
E, më shumë se gjysma e rasteve lidhen me trashëgiminë ose ndarjen e pasurisë pas divorcit.
Kur burrat vendosin sa “mjafton” për gratëAutorja e këtij raporti, Dea Fetiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se gratë shpesh heqin dorë nga trashëgimia edhe përmes marrëveshjeve joformale, ose për shkak të premtimeve që nuk realizohen kurrë.
Por, sipas saj, më shqetësuese është ideja e rrënjosur se burrat kanë të drejtë të vendosin vetë se sa duhet të trashëgojë një grua.
“Gjatë monitorimit kemi hasur raste kur vëllezërit i kanë dhënë motrës një banesë dhe kanë deklaruar se ajo nuk ka më të drejtë të përfshihet në ndarjen e pasurisë së prindërve. Arsyetimi ishte se ajo është ‘rehatuar’ me pjesën që ata kanë vendosur t’ia japin”, shpjegon Fetiu.
Sipas saj, pavarësisht narrativëve të ndryshëm, emëruesi i përbashkët mbetet i njëjtë: dominimi i vlerave patriarkale.
“Mentaliteti patriarkal vazhdon të mos i trajtojë gratë dhe burrat si titullarë të barabartë të pronës, e sidomos të pronës së trashëguar”, thotë Fetiu.
“E pangopshme” nëse kërkon të drejtënSociologu Besim Gollopeni nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut thotë se gratë që kërkojnë pjesën e tyre të trashëgimisë, shpesh stigmatizohen.
“Nëse një motër kërkon pjesën që i takon, ajo etiketohet si ‘e pamëshirshme’ ose ‘e pangopshme’”, thotë ai.
“Kjo qasje ka bërë që gratë të heshtin dhe trashëgimia të mbetet temë tabu, ndonëse është e drejtë ligjore”.
Sipas Gollopenit, edhe roli i institucioneve të drejtësisë ka ndikim dekurajues.
“Procedurat janë të gjata, zvarriten, dhe në disa raste gratë heqin dorë, sepse procesi bëhet i padurueshëm”, thotë ai.
Drejtësia që vonon, gratë që dorëzohenRaporti i GLPS-së konstaton se sistemi gjyqësor në Kosovë përballet me sfida strukturore, teknike dhe njerëzore, të cilat e kufizojnë qasjen e grave në drejtësi.
Nga 24 raste të monitoruara, mesatarisht duhen rreth katër vjet - ose 1.454 ditë - që një çështje të nisë të shqyrtohet.
Edhe pas seancës së parë, proceset zvarriten për shkak të shtyrjeve të shpeshta.
“Nga 170 seanca të monitoruara, 55 janë shtyrë dhe disa janë anuluar krejtësisht”, thotë Fetiu. “Këto vonesa i dekurajojnë gratë të kërkojnë ndarjen e trashëgimisë”, sipas saj.
A po ndryshon brezi i ri?Sociologu Gollopeni beson se ndryshimi duhet të nisë nga brezi i ri dhe nga familja.
“Të rinjtë duhet të jenë shembull në zbatimin e ligjit. Kjo temë duhet të diskutohet edhe në shkolla, por ndryshimi real nis nga prindërit”, thotë ai.
Megjithatë, jo të gjitha të rejat shprehen të sigurta se do ta kërkojnë trashëgiminë familjare.
Dea Gashi, Laura dhe Aurela - që të gjitha studente nga Prishtina - thonë për Radion Evropa e Lirë se hezitojnë kur bëhet fjalë për pasurinë e prindërve, por janë më të vendosura për pasurinë e krijuar në martesë.
“Nëse kontribuojmë të dy, pasuria duhet të jetë e përbashkët”, thotë Dea. “Nëse e blej vetë pronën me paratë e mia, ajo do të jetë vetëm në emrin tim. Ose nëse ai e blen vetë, nuk do të insistoj të jem bashkëpronare”, shton ajo.
E, Argjend Azizi, 22 vjeç, shprehet i bindur se motra e tij e vetme nuk do të përjashtohet nga trashëgimia familjare, ndërsa në martesë thotë se pasuria duhet të jetë e përbashkët.
“Vetëm kështu rritemi si çift dhe kontribuojmë në mënyrë të barabartë. Kontributi i asnjërit nuk mund të tjetërsohet”, shprehet ai.
Shifra që tregojnë ndryshim të ngadaltëSipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në vend janë të regjistruara 656.430 prona.
Rreth 77 për qind janë në emër të meshkujve, ndërsa vetëm 21 për qind figurojnë në emër të grave, ose në emër të përbashkët të bashkëshortëve.
Regjistrimi i pronave në emër të përbashkët ka filluar të rritet pas vitit 2016, pas hyrjes në fuqi të një udhëzimi administrativ që e stimulon këtë praktikë. Ky udhëzim do të zbatohet deri në mars të vitit 2028.
Leonora Selmani, nga Agjencia për Barazi Gjinore, thotë se ky mekanizëm ka dhënë rezultate pozitive.
“Në vitin 2016 kishte vetëm 105 prona të regjistruara në emër të përbashkët. Sot, ky numër është rritur ndjeshëm”, thotë ajo, pa specifikuar më shumë.
Por Hana, që nuk ka përfituar asnjëherë nga pasuria e familjes dhe nuk ka pronë në emër të saj, e sheh jetën ndryshe.
“Shtëpia është në emër të burrit dhe kjo nuk më pengon”.
“Asnjëherë nuk kam kërkuar që të regjistrohet në emër të përbashkët. Ndoshta... sepse jam mësuar të mos kërkoj pronë”, përfundon 35-vjeçarja.
Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim
Dikur një nga shtyllat kryesore të industrisë metalurgjike dhe ekonomisë së Kosovës, kompania që eksportoi produkte në vlerë mbi 80 milionë euro vetëm në vitin 2020, sot përballet me një realitet të zymtë: prodhim zero, kontrata të ndërprera dhe pritje për kushte më të favorshme tregu.
Që nga privatizimi i saj, kanë kaluar dy dekada, por rimëkëmbja vazhdon të mbetet sfidë.
Nga simbol ekonomik në kompleks pothuajse të boshatisurFerronikeli, i vendosur në qytetin e Drenasit - rreth 34 kilometra nga Prishtina - ishte për vite me radhë simbol i fuqisë industriale të Kosovës.
Sot, kompleksi industrial duket pothuajse i boshatisur. Shumica e punëtorëve kanë mbetur pa kontrata pune, ndërsa prodhimi është ndalur tërësisht.
Zyrtarë të kompanisë shprehen optimistë se makineritë do të ndizen sërish, por kur kushtet e tregut, sipas tyre, të jenë më të favorshme.
Ata thonë se kompania mbetet e përkushtuar për rikthimin e prodhimit dhe se, edhe gjatë periudhës së ndaljes, janë realizuar investime prej miliona eurosh në teknologjinë e prodhimit dhe mbrojtjen e mjedisit, për të qenë të gatshëm në momentin e rihapjes.
Pse u ndal prodhimi?Sipas Shpend Gudaqit, udhëheqës i zyrës për ndërlidhje me komunitetin dhe marrëdhënie me publikun në kompaninë NewCo Ferronikeli Complex, faktorët kryesorë që çuan në ndaljen e prodhimit lidhen me tregjet ndërkombëtare.
“Gjatë viteve të fundit, çmimi i nikelit në bursat ndërkombëtare dhe çmimi i energjisë elektrike në tregjet evropiane kanë qenë të pafavorshme për prodhim të qëndrueshëm në fabrikë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Për pasojë, kompania ka qenë e detyruar të ndërmarrë masa drastike për uljen e kostove.
“Një nga vendimet më të rëndësishme ishte fikja e furrës elektrike në mars të vitit 2025, për të zbutur koston e lartë të energjisë elektrike”, shpjegon Gudaqi.
Ferronikeli shpenzon deri në 420 mijë megavate-orë energji elektrike në vit.
Që nga viti 2017, energjia blihet drejtpërdrejt nga tregjet e jashtme, pa u furnizuar nga brenda Kosovës.
Me çmimet aktuale në bursën hungareze HUPEX - mbi 140 euro për megavat-orë - kostoja vjetore e energjisë, në rast prodhimi, do të arrinte mbi 58 milionë euro, shumë kjo që rrit presionin mbi qëndrueshmërinë e fabrikës.
Shkëputja e kontratave dhe një sinjal shpreseNë fund të vitit 2025, kompania u përball me një vendim edhe më të vështirë: shkëputjen kolektive të kontratave të punës për mbi 600 punëtorë, edhe pse ata ishin paguar për gati dy vjet pa prodhim aktiv.
“Procesi është zbatuar në përputhje me Ligjin e Punës, duke përmbushur të gjitha detyrimet ndaj punonjësve deri në nëntor të vitit të kaluar”, thotë Gudaqi.
Disa media kanë raportuar më parë se, kur kushtet e tregut të mundësojnë rifillimin e prodhimit në Ferronikel, punonjësit e prekur do të kenë prioritet për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.
E, zhvillimet e fundit në tregjet botërore kanë sjellë një sinjal të kujdesshëm shprese.
Nga mesi i dhjetorit 2025 deri në janar 2026, çmimi i nikelit është rritur nga rreth 14.200 dollarë në 18.900 dollarë për ton - një rritje që mund të ndikojë në rishikimin e planeve të prodhimit.
Kapaciteti i prodhimit ndër vite arriti deri në 6.000 tonë nikel në vit, duke e bërë Ferronikelin një nga eksportuesit më të mëdhenj të vendit.
Vetëm gjatë vitit 2020, kompania realizoi eksporte në vlerë mbi 80 milionë euro.
Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka monitoruar punën e ndërmarrjes deri në korrik të vitit 2009 dhe, si rezultat i përmbushjes së zotimeve kontraktuale, ka vendosur ta lirojë atë nga monitorimi dhe raportimi i mëtejmë, thuhet në një përgjigje të kësaj agjencie për Radion Evropa e Lirë.
Kritika ndaj privatizimit dhe pasojat ekonomikeProfesori Izet Ibrahimi, nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut, thotë se institucionet shtetërore duhet të tregojnë angazhim më serioz dhe të rishikojnë procesin e privatizimit.
“Procesi duhet të rikthehet në pikën para privatizimit dhe ndërmarrja të riprivatizohet mbi baza të qarta dhe transparente”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Ibrahimit, Ferronikeli ka kontribuar deri në 10 për qind të Bruto Produktit Vendor, ndërsa ndalja e prodhimit ka thelluar deficitin tregtar dhe ka ndikuar negativisht në gjithë zinxhirin industrial të vendit.
“... sepse ndërprerja e prodhimit në kompleks nuk ndikon vetëm në pagat e punëtorëve, por ka pasoja të drejtpërdrejta edhe në buxhetin e shtetit dhe në ekonominë e përgjithshme të vendit“, thotë Ibrahimi.
Nga kompania NewCo Ferronikeli Complex thonë se kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale dhe se, brenda kornizave ligjore, kanë hasur në mirëkuptim.
“Insistimi ynë është që kompania, edhe pse private, të trajtohet si pasuri kombëtare dhe aset strategjik, pasi është eksportuesja më e madhe dhe një nga punëdhënëset kryesore në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Gudaqi shton se janë të hapur për bashkëpunim me institucionet, me synimin për të gjetur zgjidhje që do të mundësonin rikthimin e prodhimit dhe të punëtorëve në vendet e punës.
Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Ekonomisë nëse ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga Ferronikeli për gjetjen e një zgjidhjeje dhe nëse ekzistojnë mundësi ligjore për ndërmarrjen e ndonjë mase.
Nga Ministria e Ekonomisë thanë se Qeveria nuk ndërhyn në menaxhimin e kompanive private dhe se nuk janë në dijeni që kompania në fjalë ka adresuar ndonjë çështje drejtpërdrejt pranë këtij institucioni.
Efektet zinxhirore në ekonomiNdalimi i prodhimit nuk ka prekur vetëm punëtorët e Ferronikelit.
Kompania shtetërore, Trainkos, e cila ofron shërbime të transportit hekurudhor në Kosovë, në Planin e Biznesit për vitin 2025 kishte paraparë transport për eksportin dhe importin e xeheroreve dhe të produktit final të Ferronikelit në vlerë prej rreth një milion eurosh - ose 430 mijë tonë xehe.
Përveç kësaj, edhe disa kompani private kishin kontrata aktive për kryerjen e punëve në terren, të cilat janë ndikuar drejtpërdrejt nga ndalja e prodhimit.
Në Kosovë, procesi i privatizimit ka nisur në vitin 2003 nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit dhe ka vazhduar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit pas vitit 2008.
Deri tani janë privatizuar mbi 2.300 asete në vlerë prej qindra miliona eurosh.
Megjithatë, procesi është kritikuar për disa arsye, të lidhura me efikasitetin, transparencën dhe pasojat ekonomike.
Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi
Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për dëbime, vonesa dhe humbje ekonomike, dhe kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga zbatimi i tij.
Transportuesit njoftuan se bllokadat do të zgjasin shtatë ditë, nëse gjatë kësaj kohe nuk gjendet zgjidhje për problemin e tyre.
Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit njoftoi se, sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët kufitarë të Serbisë, “do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë”.
“Këto protesta ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave, si dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit, që janë të përfshira në protesta”, thuhet në njoftim.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit paralajmëroi se bllokadë të ngjashme do të ketë edhe nga Mali i Zi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.
Por, paralajmëron se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.
“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë - një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, Rafuna thotë se gjashtë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një shkresë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në letrën që siguroi Radio Evropa e Lirë dhe që mban datën e 20 janarit, kërkohet që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë çështje.
“Zhvillimet e pritshme si pasojë e këtyre masave, janë shqetësuese dhe mund të shndërrohen në një sfidë sistematike ekonomike dhe politike për rajonin”, thuhet në letër.
Sipas Rafunës, sistemi i ri ka detyruar kompani në Ballkanin Perëndimor që, çdo tre muaj, të punësojnë shoferë të rinj.
“Ky është problem i madh, sepse ka mungesë të tyre... dhe kjo komplet e çrregullon zinxhirin e furnizimit”, thotë ai.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës u bëri thirrje institucioneve të vendit që të vihen në kontakt me BE-në për gjetjen e një zgjidhjeje.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Nënkryetari i Shoqatës së Transportuesve të Mallrave nga Kosova, Besnik Aliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se transportuesit në Kosovë përballen me sfida të ngjashme me kolegët e tyre në rajon, për shkak të sistemit EES.
Sipas tij, edhe pse në Kosovë janë të licencuar rreth 2.000 kamionë për transport mallrash, sektori mbetet i dobët në transportin ndërkombëtar, pasi shumica e importeve dhe eksporteve realizohen nga kompani të rajonit dhe BE-së.
“Nuk është e lehtë të gjesh shoferë për tregun e BE-së, sikurse gjenden për transportin brenda Kosovës apo në rajon”, thotë ai.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Sasho Ilievski, pronar i kompanisë “Stema Transport” në Shkup, thotë se nuk preket drejtpërdrejt nga rregullat e reja - pasi kamionët e tij udhëtojnë drejt shteteve më të afërta të BE-së - por shton se ai do t’i mbështsë kolegët në protestë.
“Udhëtimet tona zhvillohen kryesisht në Austri, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. Për çdo udhëtim, qëndrojmë maksimumi katër deri në pesë ditë”, thotë ai.
“Megjithatë, ka kompani që operojnë më thellë brenda BE-së... që hyjnë në Suedi, Norvegji, Portugali. Për një udhëtim, ato kalojnë 15 deri në 20 ditë brenda BE-së. Kur kthehen, nuk u lejohet të hyjnë përsëri gjatë atij muaji. E, nëse nuk udhëtojnë sërish, kompania dhe biznesi humbasin, pasi shoferët nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre profesionale brenda asaj kohe. Ata nuk janë turistë, janë shoferë profesionistë dhe duhet t’u lejohet të qëndrojnë më gjatë”, shton Ilievski.
Para se të hynte në fuqi sistemi elektronik, EES, transportuesit maqedonas nuk kishin probleme, edhe pse rregulli i 90 ditëve për qëndrimin në zonën Schengen ishte në fuqi.
Doganierët vulosnin pasaportat, por nuk numëronin ditët dhe shpesh i “shikonin përmes gishtave”, thotë Ilievski.
Por, që nga fillimi i funksionimit të sistemit elektronik të BE-së, qëndrimet në zonën Schengen monitorohen më rreptë.
Kompjuteri me të dhëna biometrike përmbledh saktë të gjitha ditët - nga koha e kaluar në udhëtim, pushimet në parkime e deri te pritjet në kufi.
“Të gjithë ata që udhëtojnë më thellë brenda Bashkimit Evropian, do të qëndrojnë më shumë ditë. Kjo i prek rreth 70 për qind të kompanive në vend. Kolegët në Suedi, për shembull, nuk mund të kthehen shpejt... Shoferi e drejton automjetin për 9 orë në ditë dhe pastaj duhet të pushojë. Pushimi që merr është brenda BE-së dhe konsiderohet po ashtu qëndrim, edhe pse ai nuk po punon”, thotë Ilievski.
“Prandaj, ne kërkojmë nga BE-ja që t’i përjashtojë kompanitë e transportit. Shoferëve ose duhet t’u zgjatet qëndrimi, ose të llogariten vetëm orët e tyre të punës”, sipas tij.
Transportuesit maqedonas do të bllokojnë dhjetë pika kufitare - në kufi me Bullgarinë, në kufi me Greqinë, në kufi me Shqipërinë dhe në kufi me Kosovën.
Pika kufitare Tabanovc nuk do të bllokohet nga maqedonasit, por nga transportuesit serbë në anën e tyre të kufirit, që tashmë i kanë bllokuar edhe pikat e tjera.
Bllokadat aplikohen vetëm për trafikun e mallrave, duke mbyllur korsitë dhe terminalet për kamionët, ndërsa makinat e zakonshme, autobusët dhe trafiku i pasagjerëve do të lëvizin pa pengesa.
Në Maqedoninë e Veriut, mobilizimi për bllokadat u organizua nga “Makam-Trans” - shoqata më e madhe e punëdhënësve të kompanive të transportit në këtë vend.
Bilana Muratovska, sekretare e përgjithshme e “Makam-Trans”, thotë se shoferët maqedonas, sikurse edhe të tjerët në rajon, përballen me rrezikun e dëbimit pas qëndrimit 90-ditor në zonën Schengen.
Më herët, Konsorciumi i Logjistikës i Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se 100 shoferë profesionalë janë kthyer me forcë nga vendet e BE-së, ndërsa 47 shoferë kanë humbur punën për shkak të problemeve me qëndrimin në këto vende.
“Ne kemi raste të tilla. Nuk kam një numër të saktë, por duhet bërë një dallim... për shembull, flota e transportit në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi është shumë më e madhe se e jona”, thotë Muratovska.
Ajo shton se dëmet për kompanitë janë të mëdha dhe shkaktojnë shpenzime shtesë.
“Kur i llogarisim kostot që na shkaktojnë - sepse mjeti lihet në një parking plot me mallra, që mund të jetë shumë i shtrenjtë dhe pa mbrojtje, dhe ne nuk e dimë se çfarë do t’u ndodhë shoferëve - situata bëhet e vështirë. Shoferët dëbohen me avion, sepse nuk kanë ditë të mjaftueshme për t’u kthyer me autobus ose me kolegët e tyre. Këto kosto i mbajnë transportuesit”, shpjegon Muratovska.
BE: Asgjë nuk ka ndryshuar me rregullat e SchengenitSistemi EES nuk vendos asnjë kërkesë të re për qëndrimet e shkurtra në zonën Schengen, tha zëdhënësi për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Markus Lammert, më 19 janar, në përgjigje të pretendimeve të shoqatave të transportit nga Ballkani Perëndimor se sistemi i ri po i lë punëtorët dhe shoferët pa punë.
“EES siguron zbatim më të mirë të rregullave ekzistuese dhe zbulim sistematik të parregullsive”, tha Lammert, duke theksuar se Komisioni Evropian po ndjek nga afër çështjen e njoftimeve për bllokada nga transportuesit.
“Sipas rregullave, shtetasit e vendeve të treta pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën Schengen për gjithsej 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Çdo ditë që e tejkalon këtë, duhet të mbulohet me vizë afatgjate ose leje të lëshuar nga një shtet anëtar”, shtoi Lammert.
Komuniteti i Transportit i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ia ka përcjellë shqetësimet e operatorëve drejtpërdrejt Komisionit Evropian.
Megjithatë, kjo organizatë ka "kompetenca të kufizuara", pasi çështjet e sistemit EES bien nën përgjegjësinë e Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas Muratovskës, edhe pse BE-ja thotë se rregulli i qëndrimit 90-ditor brenda 180 ditëve nuk ka ndryshuar, rrethanat kanë ndryshuar.
“Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë janë në zonën Schengen - plus dy vende që nuk janë anëtare të BE-së, Norvegjia dhe Zvicra. Tani, pa marrë parasysh se si largohesh nga vendi, menjëherë hyn në zonën Schengen. Ndaj, pretendimet se situata është e njëjtë si më parë, janë fyerje për inteligjencën”, thotë Muratovska.
Qeveria maqedonase u doli në mbrojtje transportuesve të vendit.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski, tha se e kupton revoltën dhe propozoi që problemi të zgjidhet ose duke shtyrë sistemin elektronik për shoferët profesionistë, ose duke u dhënë atyre mundësinë të marrin viza pune.
Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë
Projektet mbesin në buxhet, jo në lumenj
Sa herë që reshjet e shiut intensifikohen, Kosova përballet me të njëjtin skenar: lumenjtë dalin nga shtrati, rrugët bllokohen, shtëpitë përmbyten, bizneset pësojnë dëme dhe tokat bujqësore shkatërrohen.
Buxhetet parashikojnë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave, por shumë prej tyre mbeten të parealizuara, duke bërë që cikli i përmbytjeve të përsëritet.
Në fillim të këtij viti, disa komuna u përfshinë nga vërshimet. Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj, Gjakova dhe Lipjani ishin ndër zonat më të prekura.
Të njëjtat komuna përjetuan përmbytje edhe në vitet 2021 dhe 2023 - dëmet në të cilat, në vlerë prej miliona eurosh, vazhdojnë të kompensohen.
Ekspertët: Nuk është vetëm natyra, është keqmenaxhimiSkender Bublaku, ekspert i ujërave dhe profesor në një kolegj privat në Kosovë, thotë se një nga problemet kryesore mbetet mosmenaxhimi i lumenjve në nivel vendi.
Sipas tij, vërshimet nuk mund të parandalohen plotësisht, por mund dhe duhet të minimizohen.
“Kur problemet përsëriten çdo vit, kjo nuk ka të bëjë me fatkeqësi natyrore, por me dështim të paralajmërimit dhe mungesë të masave parandaluese”, thotë Bublaku për Radion Evropa e Lirë.
Ai thekson se identifikimi i zonave të rrezikut nuk mjafton, nëse nuk shoqërohet me trajtim të lumenjve në tërësi, e jo vetëm në segmente të izoluara.
“Sikur mjetet që shkojnë çdo vit për kompensimin e dëmeve të orientoheshin drejt rregullimit të lumenjve, brenda 10 vjetësh do të kishim vërshime të minimizuara”, shton ai.
Shtretërit e shumë lumenjve në Kosovë janë shkatërruar nga nxjerrja e zhavorrit.
Institucionet - nga reagimi emergjent në menaxhim rrezikuUshtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet kanë kaluar tashmë nga reagimi emergjent në menaxhim të rrezikut.
Sipas tij, janë identifikuar gjithsej 398 zona me rrezik nga përmbytjet në nivel vendi - prej tyre 108 zona me rrezik ekstrem, 95 me rrezik shumë të lartë dhe 195 me rrezik të lartë.
Këto zona përfshijnë rreth 341 mijë banorë, mbi 58 mijë familje, 32 objekte kulturore, 57 zona të mbrojtura dhe 538 zona me rëndësi ekonomike.
Po ashtu, rreth 491 kilometra lumenj konsiderohen segmente të ekspozuara ndaj përmbytjeve të shpeshta dhe tashmë janë analizuar në mënyrë të detajuar, sipas Durmisht.
Pavarësisht kësaj, në terren, pasojat vazhdojnë të përsëriten.
Shumë plane, pak zbatimSipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.
Në buxhetin e vitit 2025 u parapanë dhjetëra projekte mjedisore, kryesisht për ndërtimin e urave dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve.
Projekte të ngjashme u planifikuan edhe me buxhetin e këtij viti, i cili ende nuk është miratuar, me synim uljen e rrezikut nga vërshimet deri në 60 për qind.
Radio Evropa e Lirë analizoi disa prej projekteve të planifikuara vitin e kaluar dhe të publikuara në Informatorin për Qytetarët për Buxhetin e Vitit 2025.
Aty parashihen investime prej dhjetëra miliona eurosh për ndërtim digash, rregullim të shtretërve të lumenjve dhe zhvillim të sistemit të ujërave të zeza - me afatin e përfundimeve prej tre vjetësh.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa prej këtyre projekteve kanë nisur realisht dhe sa kanë përfunduar.
Raporti financiar nëntëmujor (janar-shtator 2025) i Ministrisë së Financave tregon se disa nga to nuk kanë filluar fare, ndërsa disa të tjera janë në proces të realizimit.
Sipas këtij dokumenti, 83 për qind progres ka projekti për rregullimin e shtratit të lumit në Shtime, ndërsa vetëm 12 për qind projekti për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë.
Kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i shtratit të lumit Nerodime në këtë komunë nuk ka nisur, ndonëse në vitin 2025 ishin paraparë 1.5 milion euro.
Përgjegjësia, sipas tij, bie tek autoritetet qendrore.
“Ky projekt është i rëndësishëm, sepse kalon nëpër qytetin e Kaçanikut dhe vazhdon drejt Ferizajt. Në rast të reshjeve të dendura, do t’i parandalonte vërshimet”, thotë Vishi.
Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se projekti për lumin Llap nuk ka nisur ende, por thekson se ndërhyrjet e viteve të fundit - pastrimi, thellimi dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse - kanë ndihmuar në shmangien e përmbytjeve të fundit.
“Këto masa kanë dhënë rezultate”, sipas tij.
Teknologjia nuk mjaftonMegjithëse institucionet flasin për rrjete moderne monitorimi: 23 stacione meteorologjike, 36 stacione reshjesh, 34 hidrometrike dhe dhjetëra pika monitorimi të ujërave nëntokësore - të ngritura në pesë vjetët e fundit sipas Durmishit, ekspertët paralajmërojnë se teknologjia nuk e zëvendëson veprimin në terren.
Bublaku vlerëson se Kosova është seriozisht e rrezikuar nga vërshimet, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
“Strukturat ekzistuese të lumenjve duhet të rishikohen. Ato nuk i plotësojnë kriteret. Ura nuk guxon të përmbytet - ky është problem shumë serioz”, thotë ai.
Gjatë vërshimeve të fundit, në komunën e Lipjanit u përmbytën dy ura - një tregues ky i seriozitetit të situatës në terren në kushtet kur projektet nuk realizohen.
Kosova tregton me Iranin: A do t’i ndiejë pasojat e tarifës së Trumpit?