Histori e re e Serbisë - kështu e përshkruajnë me pritjet e tyre qarqe të caktuara në Serbi, pas fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kontekst, përmes tabloidëve në Serbi, imponohen rrëfimet për kthimin e Kosovës, më pas edhe një mundësinë për referendum për serbët e Republikës Serbe për mëvetësi, e madje edhe për bashkim me Serbinë.