Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Fotografi të rralla nga luftimet në Jemen zbulojnë një luftë - e cila gjerësisht shihet si betejë në distancë ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit - që po zhvillohet kryesisht e pavërejtur në një botë të kapluar nga një mori krizash. (Përgatiti: Trim Haliti)
Të enjten e 25 nëntorit, në shumë vende të botës, mijëra gra - dhe burra - kanë marrë pjesë në protesta dhe marshe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave.
Derisa qindra persona janë duke kaluar ditë të ftohta në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, në Poloni shumë qytetarë kanë protestuar në tentim për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës me migrantë.
Zemërimi po rritet në Evropë dhe gjetiu nëpër botë, pas kufizimeve të reja, të vendosura nga qeveritë, në një përpjekje për të luftuar një valë tjetër vdekjeprurëse të infektimeve me koronavirus. Në shumë vende janë zhvilluar protesta të mëdha.
Ishulli i Krishtlindjeve, territor i Australisë, është kuqësuar këto ditë, për shkak të një emigrimi masiv të Gecarcoidea natalis, që njihen si gaforret e kuqe.
Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët.
Një instalacion për të pagjeturit në Prishtinë, rritja e shpejtë e numrit të të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 në Rumani e Rusi, gjendja e migrantëve në kufirin Bjellorusi- Poloni janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur në rajonet nga ku raporton Radio Evropa e Lirë gjatë javës që lamë pas.
Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave, pasi më 17 tetor zgjodhën kryetarët e 19 komunave dhe anëtarët e rinj të asambleve komunale. Të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë.
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar Ditën e Veteranëve, në nderim të të gjithë atyre që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane. Kjo festë kombëtare, që në fillim quhej Dita e Armëpushimit, shënohet çdo 11 nëntor, pikërisht në ditën kur kishte përfunduar Lufta e Parë Botërore, më 1918.
Shfaq më shumë