Episodet e televizionit, HBO për Çernobilin paraqesin aksidentin më të keq bërthamor në botë. Mirëpo sa real është portretizimi i katastrofës së vitit 1986? Ish-punëtorët e Çernobilit kanë komentuar këtë projekt.
Në Serbi ka nisur një fushatë në rrjetet sociale, e cila bën thirrje që në cilëndo bankënotë të mbishkruhet: Kosova është Serbi.
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në të gjithë botën, sot po festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump ka nisur vizitën e tij treditore në Britani, ku do të takohet me familjen mbretërore para se të marrë pjesë në një organizim shtetëror. Kjo vizitë, vjen në kohën kur Britania po përballet me krizë politike për shkak të Brexit-it.
Luljeta Selimi jeton me dy fëmijët e saj në Prishtinë, por ata kanë edhe 17 qen të cilët janë pjesëtarë të pandashëm të kësaj familje. Luljeta merret me rritjen e racave të ndryshme të qenve që 35 vite.
Pak orë pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se disa zyrtarë shtetërorë nga Kosova “kanë dalë nga mali”, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë, si kundërpërgjigjje.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se e shqetëson situata në Kosovë, sepse, sipas saj, ka “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.
Korrigjim i “ri” kufijsh, ëndërr, dhe me raste edhe tallje, është konsideruar ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Thaçi flet për kufijtë.
Kryeministrja britanike, Theresa May është përlotur të premten teksa ka përfunduar fjalinë e fundit të fjalimit të saj të dorëheqjes. May ka thënë se do të largohet nga pozita e kryeministres për t’i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.
Dy infermiere nga Kaçaniku çdo ditë pune udhëtojnë nga pesë kilometra për të vizituar nënat dhe fëmijët e tyre të vegjël në zonat më të largëta malore. Këto vizita kanë filluar që nga muaji korrik i vitit të kaluar.
Ambasada amerikane ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë viza amerikane për zyrtarë nga Kosova, të përfshirë në rastet e dyshuara për krim dhe korrupsion.
Një ish-president i Gjeorgjisë ka hequr dorë nga politika për një jetë më të qetë si pronar i një shtëpize të cilën e lëshon me qira për vizitorë. Giorgi Margvelashvili thotë se jeta e tij e re është dëshmi se ka jetë pas politikës.
Trego më shumë