Njëzet vjet pas mizorisë më të keqe në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore, korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Xhenana Halimoviq, ka dashur të sigurojë që viktimat, dhe jo vetëm emrat, mbahen në mend. Ajo ka nisur të mbledhë fotografi të njerëzve që janë vrarë dhe tani ka mbi 2,400 sosh.