Amerikanët do të dalin në zgjedhje më 8 nëntor, 2016, për ta dhënë votën e tyre për presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata nuk do ta zgjedhin atë në mënyrë direkte, por përmes një mekanizmi të njohur si kolegji elektoral, ku secili shtet i mbledh votat bazuar në madhësinë e popullsisë së tij. Për të fituar, një kandidati i nevojiten të paktën 270 vota elektorale, nga gjithsej 538. Kandidatja nga Partia Demokratike në detyrë është Hillary Clinton. Donald J.Trump është kandidati i Partisë Republikane.