Shumë qytetarë në Prizren u kanë duartrokitur ushtarëve gjermanë, të cilët nga e enjtja janë larguar nga ky qytet dhe do të stacionohen në Prishtinë. Ushtarët e NATO-s erdhën në Prizren pas mbarimit të luftës në vitin 1999. (Kamera: A. Hoti)
Në një mural brenda në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë është edhe portreti i ish-kardinalit amerikan, Theodore McCarrick, i cili akuzohet për abuzim seksual. Në Ipeshkvi të Kosovës nuk kanë folur fare për këtë çështje. (Video: Bujar Tërstena)
Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse "futbolli është për meshkujt".
Maqedonia ka hyrë në një tjetër pasiguri politike, pasi referendumi për ndryshimin e emrit të shtetit, ka fituar 90 për qind mbështetje të votuesve, mirëpo nuk ka fituar ligjshmëri, pasi vetëm rreth 37 për qind të popullsisë kanë dalë në votime.
Në disa pamje të filmuara me 1 tetor, janë shfaqur zona të shkatërruara në ishullin e Indonezisë, Sulavesi, pas një cunami dhe tërmeti që kanë goditur këtë pjesë, më 28 shtator.
Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.
Pajisja me vizë, pa të cilën qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në zonën e Schengenit, që përfshinë vendet e Bashkimit Evropian, ka vite që është kthyer në një makth për ata që duan të udhëtojnë për qëllime të ndryshme jashtë Kosovës.
Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Vetëvendosje ka mbajtur protestën në Prishtinë, ku ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve.
Mbi 380 njerëz u konfirmuan të vdekur, pasi një cunami, i shkaktuar nga një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit, goditi një qytet të Indonezisë të premten. (Pamjet: Reuters)
Maqedonia po i afrohet udhëkryqit historik. Fundi potencial i mosmarrëveshjes 27-vjeçare me Greqinë ka gjasa ta tërheqë këtë vend më pranë Bashkimit Evropian.
Të dielën në Maqedoni mbahet referendimi, i cili ka nxitur protesta pasionante si brenda shtetit, ashtu edhe në vendin fqinj, Greqinë.
Trego më shumë