Qindra persona në Prishtinë kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit. Protestuesit mbajtën pankarta në duar me mbishkrime: "Duam ajër të pastër", "Helm", "Na ngufatët", e të tjera.
Autoritetet lokale të Prishtinës dhe ato qendrore kanë marrë një sërë masash për të parandaluar ndotjen e lartë të ajrit. Në Prishtinë, disa rrugë që çojnë kah qendra e qytetit, janë bllokuar për qarkullim. Ndërkaq, transporti publik është ofruar falas për qytetarët.
Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Donald Trump ka theksuar fuqinë ekonomike të SHBA-së dhe guximin e amerikanëve, duke deklaruar se nuk ka kohë më të mirë për të jetuar “Ëndrrën Amerikane”. (Video: AP)
Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më karakteristike nga ngjarjet më kryesore të javës që po lëmë pas.
Me parullën “Kundër Qeverisë së Varfërisë dhe Padrejtësisë”, partitë opozitare të Shqipërisë kanë organizuar protestë për të kundërshtuar, siç thanë ato, krimin që kryeministri Edi Rama po e bën mbi Shqipërinë.
Maqedonia ka shpallur pavarësinë qysh në vitin 1991 dhe për gjithë këtë kohë ka pasur probleme me emrin në përfaqësimin ndërkombëtar. Me ndryshimin e pushtetit nacionalist atje, shpresat për zgjidhjen e këtij problemi duken më bindëse.
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, po lufton edhe për një mandat pesëvjeçar në Kështjellën e Pragës, por rivali i tij, Jiri Drahos, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave, ka tërhequr vërejtjen se Zeman mund ta lëvizë vendin kah Lindja.
Krijueset e platformës “Open Data Kosovo” janë zgjedhur ndër 30 finalistët në listën e revistës Forbes “30 under 30”. Blinera Meta, Dafina Olluri dhe Blerta Thaçi janë të moshës 26 vjeçare dhe janë përzgjedhur në kategorinë “Ligj dhe Politikë”. (Video: Bujar Tërstena)
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka arritur sot në Jerusalem, në një vizitë zyrtare në territorin izraelit dhe atë palestinez. (Reuters)
Reshjet e borës që filluan paraditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës, i dhanë pamje të bukur qytetit të Prishtinës. Radio Evropa e Lirë ju sjell foto të realizuara natën nga vende të ndryshme nëpër Prishtinë.
Gjoba shumë të larta është duke aplikuar Policia e Kosovës ndaj çdo personi që thyen rregullat në komunikacion. Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti. Në gjashtë raste policia ka shqiptuar gjoba deri në 1000 euro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron sot në Kosovë. Ai ka vënë kurorë në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviq. Vuçiq ka takuar përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, ndërsa më pas, ai ka mbajtur konferencë për medie.(Video: Bujar Tërstena)
Trego më shumë