Shqipëria i përjetoi 48 orë të vështira pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e së martës, nga i cili, deri më tani, janë konfirmuar 41 të vdekur: gra, burra dhe fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në objektet që u shembën nga tërmeti.