Në Qarkun e Shkodrës janë 84 fëmijë të ngujuar, nën moshën 16 vjeç. Shteti qëndron indiferent, me gjithë presionin në rritje të shoqërisë civile, thotë Mentor Kikia, drejtues i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë.
Kërkim-lëmosha dhe punët e rënda që bëjnë fëmijët në Kosovë është dukuri shqetësuese, kurse mbrojtja institucionale jo çdo herë është në nivel, thotë Donjeta Kelmendi, nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve.
"Duhet të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë", thotë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Në intervistën e zhvilluar me Zylfije Hundozin, kryetare e Odës së mjekëve, ajo ka deklaruar se qëllimi i saj është që Odën e mjekëve ta mbajë sa më larg politikës dhe të punojnë vetëm për të mirën e pacientit.
"FSK-ja është zhvilluar deri në atë shkallë sa ne mund të bëhemi eksportues të sigurisë", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kadri Kastrati, komandant i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Dhuna fizike nuk është e pranishme në burgje, siç ishte më herët, por ka kontrabandim të celularëve e narkotikëve, thotë Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Beogradi ka plan rezervë, që nënkupton ndarjen e Kosovës, por një gjë e tillë mund të prodhojë edhe konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe serbëve, thotë eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Në sistemin parauniversitar, cilësia në arsim nuk është në nivelin e kënaqshëm, e kjo fillon nga menaxhimi i shkollës, tekstet dhe planprogrami, thotë Dukagjin Pupovci,
Në prag të takimit me homologun nga Serbia, Ivica Daçiq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha për REL se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik e etnik.
Fundi i bastisjeve ushtarake të SHBA-së në shtëpitë afgane dhe procesi real i paqes janë dy kushtet që ka vënë presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, për nënshkrimin e marrëveshjes së sigurisë me Shtetet e Bashkuara.
“Ata duhet të zgjedhin atë që ata mendojnë se do të jetë më së miri në gjendje ta çojë komunën përpara”, thotë ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e 3 nëntorit treguan se vendi mund të administrojë mirë procesin e zgjedhjeve dhe të ketë vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, tha për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.
Trego më shumë