"Dua që djali im të jetë këtu në shkollë, të jetë me familje, të jetë afër nënës së vet", thotë në një intervistë për REL, Pranvera Abazi, e ëma e djaloshit tetëvjeçar, i ati i të cilit e ka marrë me vete në Siri.
Erina Rrahmani, autore e tri vëllimeve me poezi për fëmijë, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se fëmijët në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, kurse prindërit dhe mësuesit nuk po i nxisin ata që të lexojnë.
"Është e rëndësishme që si institucione të veprojmë kundër individëve dhe grupeve që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë", ka thënë presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për REL.
KEDS-in e kemi shndërruar në një investitor të përkëdhelur të institucioneve shtetërore, që vazhdimisht kërkon subvencione nga shteti, por njëkohësisht edhe ngarkesa për qytetarët, thotë për Radion Evropa e Lirë, Agim Shahini, kryetar në Aleancën Kosovare të Biznesit.
Kam marrë siguri nga Ministria e Financave se Universiteti i Prishtinës nuk guxon të dështojë dhe asnjë veprimtari e tij s'do të ngecë shkaku i masave që mori Qeveria, tha për Radion Evropa e Lirë, ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj.
Shifrat varirojnë nga 250, edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucioneve serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe me tepër, thotë në një intervistë për REL, Haki Kasumi.
Për personat e prekur me sindromën Down, edhe pse është arritur të inkuadrohen në shoqëri, ende mbesin sfida të shumta, tha për REL, Leonora Shabani-Bajraktari, nga organizata "Down Syndrome Kosova".
Naime Sherifi nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Kosovë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se sfida kryesore për viktimat e dhunës në familje, mbetet riintegrimi i tyre.
“Parku i paqes” në urën qendrore mbi lumin Ibër u vendos, për shkak se filluan provokimet e shqiptarëve nga jugue, pas heqjes së barrikadës së betonit, thotë Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës veriore.
Emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së të gjitha problemeve në Kosovë dhe i përshpejtimit të proceseve pozitive, është vetëm sundimi i rendit dhe ligjit, tha për Radion Evropa e Lirë, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
Trego më shumë