Shpresoj që filmi "Shok" nuk do të përmendet si filmi i parë që ka arritur në Oscar, por si i pari që e ka sjellë çmimin Oscar në Kosovë", ka thënë në një intervistë për REL, Eshref Durmishi, producent i filmit.
Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria dhe Gjykata Speciale do të gjykojë krimet e luftës, vrasjet politike dhe krimin e organizuar.
Sa i përket pretendimeve të Serbisë që të menaxhojë me hapësirën e lartë ajrore të Kosovës, Zharku ka treguar se në asnjë rrethanë, Serbia nuk do ta menaxhojë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.
"Gjatë vitit 2016, objektivi kryesor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit do të jetë trajtimi i pronave jashtë Kosovës”, thotë në një intervistë për REL, zëvendësdrejtori menaxhues i AKP-së Avni Jashari.
Profesore Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet e komunizmit po shtypet në mënyrë brutale.
"Nuk ka zgjidhje të ndërmjetme, përveç anulimit të marrëveshjeve për Asociacionin e komunave dhe demarkacionit me Malin e Zi" , thotë në intervistën për REL, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Serbët e Kosovës, në këtë kornizë politike, nuk mund të mbijetojnë, prandaj insistojnë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Fushata agresive e Serbisë, që rezultoi me mospranimin e Kosovës në UNESCO - mesazh për BE-në, se vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të integrohen në ‘pako’ në BE”, tha për REL, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi.
Trego më shumë