Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht ka miratuar rezolutën, që e dënon dhunën seksuale në konfliktet ushtarake. Në këtë rezolutë u bëhet thirrje qeverive që në mënyrë më të vendosur të veprojnë për ta eliminuar këtë dukuri.
Irani sot testoi raketa me rreze të gjatë veprimi, për të cilat tha se mund të arrijnë në Izrael.
Në Çeki dhe Poloni vazhdojnë debatet për ndryshimet në planin amerikan të mburojës raketore.
“Ata që kritikonin Amerikën se vepronte e vetme në botë, tani nuk mund të rrinë anash e të presin që Amerika t’i zgjidhë të gjitha problemet e botës e vetme. Ne kemi premtuar e nisur me fjalë dhe veprime një periudhë të re të angazhimit me botën. Tani është koha që të gjithë ne të marrim pjesën tonë të përgjegjësive për një përgjigje globale ndaj sfidave globale”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ronald Regani synonte ta vendoste mbrojtjen raketore në hapësirë, gjatë Luftës së Yjeve. Xhorxh Bushi planifikoi ta vendoste mbrojtjen raketore në tokë, kurse Barak Obama kërkon që ta vendosë kryesisht në det.
Çdo katër vjet, komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara, e përpilon strategjinë kombëtare, mbi sfidat e jashtme ndaj interesave amerikane. Këtë vit, në krye të sfidave gjenden katër shtete: Irani, Koreja Veriore, Rusia dhe Kina.
Presidenti Barak Obama ua ka tërhequr vërejtjen institucioneve financiare se nuk do të ketë kthim prapa në atë që ai e quajti “sjellje të pamenduar”, duke e cilësuar si shkaktarin kryesor të krizës financiare që nxiti recesionin në mbarë botën. Në një fjalim të mbajtur me rastin e përvjetorit të parë të kolapsit të bankës “Lehman Brothers”, Obama tha se institucionet financiare nuk mund të llogarisin më në pako shpëtimi në kurriz të tatimpaguesve.
15 shtatori shënon një nga momentet kyçe në krizën financiare-kolapsin e bankës së investimeve “Lehman Brothers”. Ngjarja nxiti shkrirje financiare që e zhyti botën në recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Barak Obama u angazhua për një plan të reformimit të kujdesit shëndetësor, në të cilin do të përfshihej edhe opsioni i sigurimit publik, për ata që nuk e kanë.
Presidenti Barak Obama e mori zyrën me premtimin se do përpiqet t’i përmirësojë lidhjet me Rusinë, por ky zotim shkaktoi shqetësime në Evropën Lindore, nga frika se mund të bjerë mbështetja e Uashingtonit për llogari të raporteve më të mira me Moskën.
Presidenti Barak Obama synon ndryshimin e raporteve me Rusinë. Analistët besojnë se pa mbështetjen e fuqishme të vendeve evropiane, një synim i tillë nuk do të mund të përmbushet. Arritja e konsensusit evropian në politikat ndaj Rusisë nuk është detyrë e lehtë.
Trego më shumë