Presidenti rus, Dmitri Medvedev, përmes letrës për homologun ukrainas, Viktor Jushçenko, dërgoi valë shokuese në elitën politike të Ukrainës. Në letër, Medvedev akuzon Kievin se ka adoptuar politika, që kanë synim minimin e marrëveshjes bilaterale të vitit 1997 mbi miqësi dhe partneritet. Medvedev thotë se shpreson që “lidershipi i ri politik i Ukrainës”, që do të dalë nga zgjedhjet presidenciale të janarit, do të ndërmarrë hapa për përmirësimin e raporteve.