50 miliardë dollarë ikin nga Rusia
18.11.2008
Pesëdhjetë miliardë dollarë është vlera e kapitalit që pritet të largohet nga Rusia gjatë këtij viti, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Mbi 83 miliardë dollarë kapital kanë lënë Rusinë gjatë tre muajve të fundit, si pasojë e rënies së vlerës së bursave ruse dhe rënies së çmimit të naftës.
Qeveria ruse ka premtuar hedhjen në treg të një kapitali shtesë deri në fund të vitit.