Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia e kritikoi ashpër Tbilisin, 1 ditë pasi Gjeorgjia arrestoi 4 oficerë rusë nën akuzat për spiunazh. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov e quajti arrestimin pjesë e "politikës anti-ruse" të Gjeorgjisë, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të veprojë.
Të enjten, Moska tha se e ka tërhequr ambasadorin e vet nga Tbilisi, ndërsa Ministria e Jashtme shpalli evakuim të pjesërishëm të personelit dhe familjeve të tyre nga Gjeorgjia shkaku i "rrezikut në rritje për sigurinë e tyre".
Ministria e Jashtme gjithashtu i këshilloi rusët të mos udhëtojnë në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG