Ndërlidhjet

ZAGREB


Një çift kroat është arrestuar nën dyshimin se në shtëpinë e tyre kanë mbajtur një grua shqiptare, për ta detyruar që t'u lindë fëmijë.
Raportohet se 48 vjeçari i ka premtuar martesë shqiptares 29-vjeçare nga Kosova, duke i ka thënë se do të divorcohet, pasi e shoqja nuk mund të lindë fëmijë. Por me të arritur në Zagreb, çifti ia ka marrë asaj pasaportën, e kanë mbajtur në burg shtëpiak, dhe e kanë detyruar që t'u lindë fëmijë.
Pas disa ditësh, gruaja ia ka dalë të largohet dhe ka njoftuar policinë, ndërsa çifti kroat është arrestuar nën dyshimet për dhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore.
XS
SM
MD
LG