Ndërlidhjet

MOSKË


"Novaja Gazeta" ka ofruar një shpërblim 1 milionë dollarësh për informacionet që do çonin tek vrasësi i gazetares Anna Politkovskaya. Politkovskaya, e cila punonte për gazetën në fjalë, ishte duke përgatitur një artikull hulumtues mbi torturat në Çeçeni.
Kremlini nuk ka reaguar pas vrasjes së gazetares ruse e njohur për kritikat e saj ndaj Putinit dhe luftës në Çeçeni, derisa "Novaja Gazeta" shkruante në numrin e sotëm se për sa kohë do të ekzistojë kjo gazetë, "vrasësit e Politkovskajës nuk do të flenë të qetë".
Sot Bashkimi Evropian kërkoi hetime të plota për vrasjen e gazetares, ndërsa Gjermania tha se është përgjegjësi e qeverisë Rusisë që të pengojë përhapjen e "klimës së frikës".
Vrasjen e gazetares ruse e ka dënuar edhe Radio Evropa e Lirë. Ushtruesi i detyrës së presidentit Jeff Trimble, tha se Politkovskaya shpesh ka qenë e pranishme në programet ruse të radios, ndërsa intervistën e fundit e dha dy ditë para vrasjes.
Humbja e Politkovskaya është tragjedi për popullin e Rusisë, goditje për lirinë e fjalës dhe kthim prapa për kauzën e gazetarisë së lirë e të ndershme, thuhet në reagimin e REL.
XS
SM
MD
LG