Ndërlidhjet

OSLO


Çmimi Nobel për paqe sot iu dha Muhammad Yunusit nga Bangladeshi dhe bankës Gremin, që ai e kishte themeluar në vitin 1976. Shpalljen e fituesit e bëri kryesuesi i Komitetit Norvegjez për Çmimin Nobel, Ole Danbolt Mjoes:
-Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur që me Çmimin Nobel për paqe, për vitin 2006, të shpërblejë në mënyrë të barabartë, Muhammad Yunisin dhe bankën Gremin, për përpjekjet për krijimin e zhvillimit ekonomik dhe social nga asgjë, tha zoti Mjoes. Agjencitë e lajmeve raportojnë se shpallja u prit me befasi. Më herët ishte raportuar se kandidatë seriozë për këtë çmim prestiogjioz ishin edhe Garret Evans, ish ministër i jashtëm i Australisë dhe ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, që aktualisht është i dërguar i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG