Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kreu i administratës së UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe Delegacioni i Kosovës për statusin vazhdojnë të besojnë se zgjidhja e statusit të Kosovës do të arrihet deri në fund të vitit. Pas një takimi të zhvilluar sot ndërmjet kryeadministratorit Joachim Ruecker dhe Ekipit Negociues, shefi i UNMIK-ut tha se administrata ndërkombëtare nuk sheh ndonjë ndërlidhje të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës me referendumin për kushtetutën e Serbisë.
“Unë kam paraqitur pikëpamjet e UNMIK-ut lidhur me referendumin për kushtetutën e Serbisë. Vlerësimi ynë është se procesi i definimit të statusit final të Kosovës është qartë i definuar në Rezolutën 1244 dhe në mandatin e të dërguarit special që ka Marti Ahtisari dhe ky proces si i tillë, ndaras përcakton statusin e Kosovës”, tha Ruecker. Referendumi në Serbi nuk ka ndonjë kuptim apo ndërlidhje me statusin e Kosovës qoftë tani apo në të ardhmen, tha shefi i UNMIK-ut, duke shtuar se UNMIK-u nuk do ta përkrahë mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës, por sidoqoftë as nuk do të ndërhyjë në votimet e individëve.
XS
SM
MD
LG