Ndërlidhjet

KABUL


Policia e Afganistanit bëri të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar një automobil me civilë afganë që punonin për një bazë amerikane në Lindje të këtij vendi dhe kanë vrarë 8 prej tyre.
Është raportuar se dy punëtorë kishin arritur të shpëtonin. Në një incident tjetër, trupat amerikane dhe afgane kanë vrarë një të dyshuar për prodhimin e bombave në provincën Khost. Dje nga një sulmues vetëvrasës me bombë në Lindje të Afganistanit u vranë dy fëmijë dhe një ushtar britanik.
XS
SM
MD
LG