Ndërlidhjet

BUDAPEST


Rreth 130 njerëz janë lënduar nga përleshja mes protestuesve anti qeveritarë dhe policisë në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Përleshja ndodhi në kohën kur po përkujtohej 50 vjetori i kryengritjes hungareze kundër administratës sovjetike. Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë protestuesit.
Policia njoftoi sot se 30 protestues u arrestuan ndërsa 10 oficerë policie janë plagosur.
Në protestën e djeshme në Budapest, iu bë thirrje kryeministrit Ferenc Gyurscany të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG