Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka humbur edhe 4 ushtarë gjatë ditës në Irak. Ushtarët u vranë në provincën Anbar dhe Bagdad gjatë 24 orëve të fundit.
Raporte të pakonfirmuara njoftojnë se 90 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë këtij muaji.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në Irak Zalmay Khalilzad i ftoi liderët irakianë të punojnë më shumë në arritjen e qëllimeve politike dhe të sigurisë në vend.
"Përleshjet dhe gjakderdhjet sektare në Irak, kanë shtruar pyetjen nëse SHBA-të dhe irakienët do të mund të kenë sukses. Porosia ime është se pavarësisht sfidave të vështira me të cilat ballafaqohemi, suksesi në Irak është i mundshëm dhe mund të arrihet në kohë reale", tha Khalilzad.
XS
SM
MD
LG