Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se nga përplasja e një helikopteri në Irak janë vrarë dy pjesëtarë të saj. Njoftohet se nuk ka pasur të shtëna në atë rajon në kohën e incidentit, ndërsa po zhvillohen hetime. Më herët u njoftua për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në luftimet që po zhvillohen në provincën perendimore Anbar.
Në zhvillime të tjera, po vazhdon ora policore në Bagdad dhe dy provinca përreth që nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish liderit Sadam Hysein dhe bashkëpunëtorëve të tij.
XS
SM
MD
LG