Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pavarësisht deklaratave të ndryshme të diplomatëve ndërkombëtarë, ndër ta edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, se zgjidhja e statusit final mund të shtyhet, Ekipi Negociator këmbëngul që procesi i statusit të përmbyllet këtë vit. Megjithatë, do të jetë takimi i 10 nëntorit i emisarit të OKB-së për statusin Martti Ahtisaarit me përfaqësues të Grupit të Kontaktit ai, që sipas zëdhënësit të Ekipit Negociator Skënder Hyseni, do të heq dilemat rreth kësaj çështjeje.
Hyseni thotë se Ekipi Negociator nuk ka marrë deri tash asnjë njoftim zyrtar për shtyrjen e marrjes së vendimit për statusin. Kjo bën që ata t’i qëndrojnë edhe me tej besnikë parimeve të Grupit të Kontaktit, që parashohin përmbylljen e procesit deri në fund të vitit.
XS
SM
MD
LG