Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nga fundi i nëntorit është paralajmëruar dislokimi i rreth 2.500 ushtarëve të Gardës Kombëtare Amerikane në Kosovë. Zëdhënësi i KFOR-it, Rajner Senger tha sot se këto trupa amerikane nuk i përkasin KFOR-it dhe nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojnë në Kosovë. Kurse mediat shkruajnë se këto forca amerikane do të dislokohen nga fundi i nëntorit, për t’u vënë në mbështetje KFOR-it në angazhimet për të mbajtur një gjendje stabile të sigurisë gjatë fazës së përcaktimit të statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG