Ndërlidhjet

KOSOVA RIKTHEHET


WASHINGTON POST

Kuvendi i Serbisë formalisht e miratoi kushtetutën e re, e cila mezi u miratua nga votuesit muajin e kaluar. Dokumenti zëvendëson të mëparshmin, i cili qe miratuar gjatë sundimit të nacionalistit Sllobodan Millosheviq. Ndoshta kushtetuta u miratua vetëm për shkak se ka një preambulë që do t'i ngrohte zemrën edhe vetë zotit Millosheviq.

Me futjen e Kosovës në kushtetutën e re, liderët serbë edhe një herë u vunë në pozita nacionaliste, që vendit të tyre u shkaktuan aq shumë dëme në 15 vitet e fundit. Me miratimin e kushtetutës, e cila thekson se Kosova është pjesë e Serbisë, politikanët serbë i kanë hapur dyert për aksionet potencialisht të rrezikshme të administratës amerikane dhe asaj ruse në dy muajt e ardhshëm.
Këto veprime do të mund të destabilizonin Ballkanin dhe rajonin e trazuar të Kaukazit në jug të Rusisë.

Rusia, aleati i vjetër i Serbisë, është pengesa më e madhe për konsenzusin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ndonëse dihet që pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se mund ta mbështesë obstruksionin e Beogradit.

Putin shpreson të nxjerrë përfitime nga presidenti George Bush, që në këmbim të mbështetjes së pavarësisë e Kosovës, të marrë miratimin e amerikanëve për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Putin mund ta shfrytëzojë Kosovën edhe për t'i qëruar hesapet me Gjeorgjinë, e cila e ka tërbuar Moskën me pranimin e demokracisë liberale dhe kërkesat për t'u integruar në institucionet Perëndimore dhe NATO.

Nëse qeveritë perëndimore do të njihnin pavarësinë e Kosovës, Putin mund të përgjigjet me njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë. Kjo mund të shkaktojë një luftë, ku do përfshihej armata ruse. Ndërkohë, qëndrimi i Moskës mund t'i inkurajonte serbët në Kosovë dhe Bosnje që të formojnë shtetet e tyre.

Moska gjithashtu shpreson se për ndihmën e saj në zgjidhjen e çështjes bërthamore të Iranit, Shtetet e Bashkuara mund ta shtyjnë vendimin për Kosovën, apo të heqin dorë nga mbështetja për Gjeorgjinë.
Të dyja zgjidhjet do të ishin të gabuara. Shtyrja e pavarësisë së Kosovës vetëm do t'i zemëronte 2 milionë shqiptarët dhe do të shkaktonte përplasje në Ballkan, të cilat perëndimi dëshiron t'i shmangë. Kjo gjithashtu do ta nxiste Putinin që në raportet me perëndimin, gjithnjë e më shumë t'i përdorë kërcënimet.






XS
SM
MD
LG