Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski dhe zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Steven Schook janë shprehur se çdo shtyrje e mëtejshme e zgjidhjes së statusit final nuk është në të mirë të Kosovës dhe të rajonit. Pas takimit të tyre në Prishtinë ata kanë thënë se shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Maqedonisë duhet të zgjidhet me një marrëveshje teknike që do të jetë e përfshirë në rezolutën e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG