Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet Britanike thanë se ish agjenti rus Aleksander Litvinenko është helmuar me radioaktivitet.
Eksperti i Qeverisë Roger Kox tha se në trupin e Litvinenkos është gjetur izotopi helmues polonium 210.
"Është një ngjarje pa precedent, që dikush në Britaninë e Madhe, qëllimisht të helmohet me një helm radio-aktiv", tha Pat Troop, udheheqëse e Agjencisë Britanike për Mbrojtjen e Shëndetit.
Aleksander Litvinenko, në letrën e tij që u lexua sot, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për vdekjen e tij. Ai e ka quajtur Putinin 'barbar' dhe të 'pamëshirshëm'. Letrën e Litvinenkos e lexoi miku i tij Alex Goldfarb.
"Ndoshta mund të kesh sukses pasi ke heshtur një njeri, por thirrjet nga e gjithë bota do të të hakmerren zoti Putin, ngase do të jehojnë në veshin tuaj derisa të jeni gjallë", thuhet në letrën e ish agjentit Litvinenko.
Moska e cilësoi si tragjike vdekjen e tij dhe mohoi të ketë dorë në vrasjen, ndersa presidenti Vladimir Putin tha: "Është mjerim i vërtet që ngjarjet kaq tragjike siç është kjo, pra vdekja e një njeriu të përdoret për provokime politike", tha Putin për shtuar se nuk mund të bëhen komente rreth letrës së Litvinenkos, ngase ai nuk e bëri publike atë derisa ishte gjallë.
XS
SM
MD
LG