Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kreu i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme në Senat Richard Lugar tha se nëse vendet anëtare nuk i përkushtohen plotësisht Afganistanit, kredibiliteti i aleancës mund të pësojë goditje të rëndë.
"Nëse aleanca më prominente në historinë moderne dështon në operacionin e parë jashtë Evropës shkaku i mungesës së vullnetit të anëtarëve, mund të vihen në pyetje efikasiteti dhe aftësia e NATO-s për aksion të përbashkët kundër kërcënimit terrorist", tha Lugar. Senatori amerikan gjithashtu tha se mezi pret të shohë anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO.
Në fillim të muajit, Senati amerikan miratoi një ligj, që nga NATO kërkon të veprojë shpejt për të pranuar Gjeorgjinë, Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
Rusia është shprehur "kategorike" kundër anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO.
XS
SM
MD
LG