Ndërlidhjet

OTAVA


Parlamenti kanadez e njohu Kuebekun si shtet i veçantë brenda Kanadasë së bashkuar. Të hënën,
Dhoma e Ulët me shumicë votash votoi mocionin, të cilin qeveria e sheh si mënyrë për të shmangur presionin nga zona frankofolëse, që kërkon shkëputje nga Kanadaja. Pas votimit, ministri për Çështje Ndërqeveritare Michael Chong dha dorëheqje.
"Unë besoj në këtë vend të madh e të pandarë që quhet Kanada. Ky është parimi fundamental për mua, dhe me të nuk do të bëj kompromis. Njohja e Kuebekut si shtet, madje edhe brenda Kanadasë, nuk është asgjë tjetër përpos njohjes së nacionalizmit etnik, dhe unë nuk do ta mbështes", tha Chong.
XS
SM
MD
LG