Ndërlidhjet

HAGË


Pranimi i Serbisë në Partneritetin për Paqë ka nxitur reagimin e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte.
Përmes zëdhënësit Anton Nikiforov, ajo ka shfaqur keqardhjen e saj për këtë veprim të Aleancës Veriatlantike.
"Kryeprokurorja është e befasur dhe nuk ka qenë e konsultuar", ka deklaruar zëdhënësi Anton Nikiforov.
Ai ka thënë se vendimi i NATO-s në favor të Serbisë i gjason shpërblimit për mosbashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG