Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka udhëtuar sot për një vizitë dy-ditëshe në Moskë, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së ministrit për kthim dhe komunitete, Branislav Gërbiq.
Gjatë qëndrimit në Moskë, zoti Çeku do të ketë takime me zëvendësministrin e punëve të Jashtme të Rusisë, Vladimir Titov, me zyrtarë të Komitetit për Marrëdhënje me Jashtë të DUMA-s dhe me zyrtarë të tjerë të institucioneve ruse, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kabineti i kryeministrit.
Ndërkohë, përfaqësuesi zyrtar i ministrisë së Jashtme ruse Mihail Kaminjin ka deklaruar se Çeku viziton Moskën me ftesën e Dumës dhe jo të Ministrisë së Jashtme.
XS
SM
MD
LG