Ndërlidhjet

LONDËR


Gruaja e ish spiunit rus, Aleksandar Litvinenko dhe një kontakt i tij italian kanë dalë pozitivë në testet për gjurmët e substancës radioaktive, që shkaktoi vdekjen e Litvinenkos.
Mario Scaramella u pranua në spital në Londër pasi analizat treguan se i ishte ekspozuar poloniumit 210, por mjekët thanë se ai nuk shfaq simptome të helmimit me substancë radioaktive.
Scaramella, i cili veten e përshkruan si ekspert i sigurisë, u takua me Litvinenkon në një restorant londinez më 1 nëntor.
Ndërkohë, edhe katër grekë që kanë qëndruar në hotelin ku ishte vendosur Litvinenko, u janë nënshtruar testeve për helmim radioaktiv.
XS
SM
MD
LG