Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku edhe sot raportohet për dhunë nga e cila u vranë shumë vetë. Nga një sulm vetëvrasës afër stacionit të policisë në qytetin verior Kirkuk , u vranë tre policë. Në Bakuba, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore, janë vrarë së paku 16 vetë. Në Naxhaf është vrarë imami shiit, Taha Yassin, ndërsa raportohet se edhe 10 vetë të tjerë janë vrarë në pjesë të ndryshme të Irakut. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se janë vrarë edhe tre pjesëtarë të saj dhe ka konfirmuar se piloti, aeroplani luftarak i të cilit u përplas, javën e kaluar në veriperëndim të Irakut, është vrarë.
XS
SM
MD
LG