Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Brendshëm britanik John Reid tha se hetimet për helmimin e ish spiunit rus Aleksandr Litvinenko tash do të zgjërohen përtej Britanisë.
"Policia britanike do të shkojë në Rusi t'i vazhdojë hetimet, dhe do t'i vazhdojë kudo që shpien dëshmitë. Hetimet do të vazhdojnë normalisht, pavarësisht konsideratave diplomatike apo më të gjera", tha Reid.
Litvinenko vdiq më 23 nëntor pasi kishte konsumuar një sasi të izotopit të rralë radioaktiv polonium 210.
Mbetet e paqartë se si ra në kontakt me substancën.
XS
SM
MD
LG