Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair në takimin e tyre të sotëm, lavdëruan rekomandimet e Grupit studiues për Irakun. Presidenti Bush u pajtua me vlerësimet e zymta të situatës në Irak:
- Është keq në Irak…Unë e kam thënë këtë shumë herë. E kuptoj se sa vështirë është dhe i kam thënë popullit amerikan sa vështirë është dhe ata e dinë këtë. Tash pyetja fundamentale është: a kemi ne plan për të arritur objektivat tona dhe a jemi të gatshëm për të ndryshuar ashtu siç ka ndryshuar armiku, tha presidenti Bush. Kryeministri britanik, Tony Blair tha se raporti ofron, "një mënyrë të fuqishme përpara" në zgjidhjen e situatës së vështirë:
- Nuk ka asnjë dyshim se sa vështirë është…është një sfidë e madhe. Por raporti nuk thotë se ne duhet të largohemi. Ajo që thotë është se është shumë e rëndësishme të arrijmë sukses. Tash shtrohet pyetja: si do ta bëjmë këtë? Mendoj se raporti është praktik dhe i qartë, tha kryeministri Tony Blair.
XS
SM
MD
LG