Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker, tha sot në Prishtinë se ende nuk ka marrëveshje konkrete rreth ofertës së Serbisë për t'i furnizuar me energji elektrike disa pjesë të Kosovës të banuara me serb. Sipas tij, së pari duhet zgjidhur problemi lidhur me borxhet ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës e pastaj të flitet për ofertën. "Marrëveshja duhet të arrihet në bazë të kritereve të caktuara, njëra prej të cilave është që të mos bie ndesh me politikat e KEK-ut ndaj konsumatorëve të cilët nuk e paguajnë rrymën. Nëse kjo arrihet atëherë mendoj se mund të arrihet edhe ndonjë marrëveshje për furnizim me rrymë", ka thënë Ruecker.
XS
SM
MD
LG