Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian sot e përfundojnë takimin dy-ditësh në Bruksel, ku përveç procesit të zgjërimit, tema kryesore janë Kosova dhe Ballkani.
Mbrëmë, kryeministri i Finlandës Matti Vanhanen ka deklaruar se perspektiva e zgjërimit të BE është ende e garantuar për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Ata që thonë se BE-ja po i mbyll dyert e zgjërimit e kanë gabim", ka thënë Vanhanen.
Dje shumë liderë të BE-së shprehën bindjen se Kosova është ndër problemet më serioze me të cilat përballet bashkësia ndërkombëtare, dhe theksuan se zgjidhja e statusit të Kosovës pritet të ndodhë gjatë presidencës gjermane të BE-së, menjëherë pas propozimit të Martti Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG